Categories: Uncategorized

Bënë “namin” duke shpërndarë “mall”, kapen dy vëllezërit

Policia e Lezhës ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohet lëndë narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza të vogla gati për shitje, si dhe një sasi lekësh të përfituara nga shitja e lëndës narkotike

Vihen në pranga 2 vëllezër

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Komisariatin Lezhë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se dy vëllezër shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla, kanë ushtruar kontroll ndaj tyrë në lagjen “Besëlidhja” Lezhë.

Si rezultat i kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një sasi lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në 37 doza të vogla, gati për shitje si dhe një sasi lekësh të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Në vijim të veprimeve Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve: K.Gj., 20 vjeç dhe E.Gj., 22 vjeç, banues në Lezhë

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë në ngarkim të tyre për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

të fundit

Vendimet e mbledhjes së qeverisë/ Rritet paga minimale në 50 mijë lekë, hyn në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm

Vendimi për rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë, hyn në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm.…

5 minutes ago

Vjosa Osmani ndan lajmin e mirë, Bahamas njeh Kosovën si shtet!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se Komonuelthi i Bahamas ka njohur Kosovën si shtet…

26 minutes ago

Pas dy orësh në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Benet Beci del nga SPAK/ Kryebashkiaku i Shkodrës “kyç” gojën para gazetarëve

Kryetari i Bashkisë Shkodrës, Benet Beci, u paraqit pasditen e së premtes (19 dhjetor) në Prokurorinë e Posaçme, ku qëndroi…

47 minutes ago

“Turp”, gati 5 orë mbledhje në Këshillin e Mandateve/ Zbardhet debati, Bardhi-Peleshit: Nuk ju përgjigjet Rama në telefon, dhe shtyni mbledhjen

Mbledhja e Këshillit të Mandateve e mbajtur për të diskutuar heqjen e imunitetit të ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, u…

1 hour ago

Pas betimit mes kaosit në Kuvend, Endrit Shabani merr zyrtarisht detyrën si Avokat i Popullit

Avokati i ri i Popullit, Endrit Shabani, ka marrë sot (19 dhjetor) zyrtarisht detyrën, një ditë pas betimit të tij…

2 hours ago

Shtyhet pa datë mbledhja e Këshillit, deputetët marrin “USB” me 10 mijë faqe “prova” për Belinda Ballukun

Mbledhja e Këshillit për Mandatet dhe Imunitetin është shtyrë pa afat dhe nuk dihet se kur do të vendoset se…

2 hours ago