Categories: Uncategorized

Mohuan videon e “Albeu”, Rike Roçi i shpreh dashurinë publikisht Kristi Prengës (FOTO LAJM)

Vetëm pak kohë më parë, në një video që u filmua nga gazetarët e Albeu.com, shfaqej modelja dhe ish-banorja e Big Brother, Rike Roçi teksa përqafohej me boksierin Kristi Prenga.

Dyshimet se mes tyre mund të kishte diçka më shumë se miqësi, i shtoi edhe fakti se këngëtarja Aurela Gaçe e cila në ato momente po performonte, e fokusoi vëmendjen e sallës për një çast te Kristi dhe Rikja duke i shoqëruar me fjalët: “Kristi, të kapa”.

Të lidhura

None found

Boksieri e mohoi lidhjen fillimisht, por tashmë Rike ka konfirmuar gjithçka.

Rikja publikoi në Instagramin e saj zyrtar një foto ku Kristi e përqafon dhe shkruan fjalët më emocionuese që nuk mund t’i drejtohen dikujt tjetër veçse një partneri.

“Ti, njeriu me zemrën më të madhe që kam njohur në jetën time… Të uroj që Zoti të ndriçojë jetën tënde duke të udhëhequr gjithmonë në rrugën e lumturisë. Gëzuar ditëlindjen dhe që kjo datë të përsëritet për shumë vite të gjata, të mbushura me paqë gëzim, shëndet dhe suksese. Ta dua shpirtin”- ka shkruar Rikja e cila duket qartë se ushqen një ndjenjë të thellë për Kristin, ndryshe nga mohimi kategorik që bëri vetëm pak kohë më parë.

Epo ne i urojmë vetëm shumë dashuri dhe herën tjetër shpresojmë që të mësohen më shumë me mediat se fundja të dy janë të rritur që janë të vetëdijshëm për veprimet që bëjnë dhe mbi të gjitha e kanë zgjedhur vetë të bëhen personazhe publike…/albeu.com/

të fundit

Mbappe është zgjedhja ime” – Okocha parashikon fituesin e Topit të Artë

Legjenda e futbollit nigerian, Jay-Jay Okocha, beson se Kylian Mbappe e meriton ta fitojë Topin e Artë për vitin 2026,…

1 minute ago

Përplasje në aksin Berat–Ura e Kuçit/ 40-vjeçari me biçikletë goditet nga automjeti, drejtuesi largohet

Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat–Ura e Kuçit, në fshatin Poshnje, pasi është…

9 minutes ago

Justin Timberlake publikon momente romantike me Jessica Biel, mes tyre edhe një puthje

Këngëtari i njohur Justin Timberlake ka ndarë me ndjekësit e tij momente nga jeta private, duke publikuar në rrjetet sociale…

15 minutes ago

Fiat sjell konceptin Multiplay, një automjet që bashkon SUV-in, minibusin dhe pickup-in

Fiat ka prezantuar konceptin e ri Multiplay, një automjet inovativ që kombinon karakteristikat e SUV-it, minibusit familjar dhe pickup-it. Koncepti…

16 minutes ago

Juventusi barazon 1-1 në fushën e Cagliarit, Zhegrova aktivizohet pas pushimit

Juventusi ka barazuar 1-1 në udhëtim te Cagliari, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të Serie A, duke…

19 minutes ago

Zelensky denounces Russian attacks on energy infrastructure after Trump’s ceasefire announcement

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se ka vijuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase, pavarësisht njoftimit të presidentit…

38 minutes ago