Qeveria e Belgjikës ka njoftuar të mërkurën se ka pezulluar gjitha garat sportive deri më 31 korrik, duke vulosur anulimin e sezonit të futbollit, shkruan agjencia AFP.
Vendimi është pranuar nga Pro League, asociacioni i klubeve të dy rangjeve të para të Belgjikës, që do të merren me kushtet e mbylljes së parakohshme të stinorit, gjatë asamblesë së përgjithshme më 15 maj.
None found
Më herët bordi i Pro League ka propozuar që stinori të mos vazhdohet dhe Club Brugge të shpallet kampion. Por, klubet kanë hezituar të ratifikojnë këtë.
Club Brugge kryeson me 15 pikë epërsi, kur kanë mbetur edhe 11 xhiro deri në fund.
“Pro League ka marrë shënim vendimin e marrë sot nga Këshilli Nacional i Sigurisë që planifikon të anulojë gjitha garat profesioniste të futbollit deri më 31 korrik. Pro League dhe klubet e saj do të respektojnë këtë vendim”, është thënë në komunikatë të Pro League.
Në të vërtetë Pro League ishte liga e parë që propozoi anulimin e sezonit. Bordi kishte bërë rekomandimet më 2 prill. Por, një ditë më vonë UEFA e quajti këtë vendim të parakohshëm dhe të pa justifikuar, duke kërcënuar klubet se do t’i lë jashtë garave evropiane stinorin e ardhshëm.
Klubet duhet të ratifikojnë vendimin në takimin javën e ardhshme. Votimi është shtyrë tri herë, ndonëse shumica e klubeve ka qenë në pajtim të anulimit të stinorit.
Qeveria e Belgjikës ka ndaluar tubimet në masë deri më 31 gusht.
Belgjika do të bëhet shteti i tretë në Evropë që do të mbyllë parakohshëm stinorin 2019-20 të futbollit, pas Holandës e Francës.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…