Blerjet faraonike, zhgënjimet në seri, fitoret e para dhe apoteoza e “Triplete”. Presidenca e Massimo Moratti ka përjetuar fazat më luhatëse të historisë së Interit, një udhëtim i vërtetë hipotezash, që përfundoi më 2013 me shitjen e aksioneve të klubit tek Erick Thohir.
Sot është një ditë e veçantë për Moratti, sepse mbush 75 vjeç. Fati e ka sjellë që ky përvjetor të koinçidojë me datën e suksesit në fushën e Sienës (16 maj 2010), kur të tijtë fituan titullin e fundit kampion të Serie A. Në fakt, ishte njëri nga tre trofetë e atij sezoni, që rishkroi historinë e fundit të klubit zikaltër.
I intervistuar nga “La Stampa”, ish-presidenti tha se ishte i bindur që sezoni 2019-2020 duhet të mbyllet përfundimisht këtu. Stimulimet për ta vazhduar në kulmin e verës nuk do të ishin të duhurat: “Unë do ta përfundoja këtu kampionatin. Është e rrezikshme të vazhdohet, fija e ekuilibrit është shumë e hollë. Klubet të ulen rreth një tryeze të përbashkët, të fillojnë të mendojnë për sezonin e ardhshëm dhe si të zbusin efektet e pandemisë. Përpjekja për të ecur përpara në rrugën e rifillimit duket krejtësisht e padobishme”.
Lionel Messi mund të kishte luajtur për Interin, gjë që e përsërit Moratti: “Mund ta kisha marrë kur ishte shumë i ri, por Barcelona po e ndihmonte atë për të kapërcyer problemet që kishte me rritjen. Mendova se ishte më e përshtatshme për të, që të qëndronte atje”.
Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti të zakonshëm në restorant.…
Mbrëmjen e djeshme, gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka ndarë të tjera detaje nga hetimet për kryebashkiakun e arrestuar të…
Ditën e sotme, përmirësohen ndjeshëm kushtet atmosferike në territorin shqiptar, duke bërë që deri në mesditë pjesa më e madhe…
Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…