Shtetet e Bashkimit Evropian duhet të nisin më herët fushata më të mëdha të vaksinimit kundër gripit, për të ulur rrezikun e shpërthimeve të njëkohshme të influenzës dhe të COVID-19, sëmundjes që e shkakton koronavirusi, tha Komisioni Evropian.
Fushatat për vaksinim kundër gripit normalisht fillojnë në vjeshtë, por sivjet këshillohet që ato të fillojnë gjatë verës.
Zyrtarët e BE-së janë të shqetësuar se spitalet mund të mbingarkohen nga një numër i madh pacientësh, siç ka ndodhur në kulmin e pandemisë së koronavirusit në Evropë, gjatë muajve mars dhe prill.
Komisioni Evropian po ashtu iu bëri thirrje shteteve që të blejnë më shumë vaksina kundër gripit.
Këtë javë, shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar kanë paralajmëruar se vala tjetër e koronavirusit në dimër mund të jetë më vdekjeprurëse.
Sipas tyre, Mbretëria e Bashkuar mund të shohë rreth 120,000 vdekje të tjera nga koronavirusi në dimër.
Aktualisht, Mbretëria e Bashkuar është vendi më i prekur në Evropë nga COVID-19: me mbi 292,000 të infektuar dhe mbi 45,000 viktima.
Në gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 13.3 milionë njerëz.
Prej tyre, mbi 578,000 kanë humbur jetën dhe mbi 7.3 milionë janë shëruar./REL
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…