Bayerni i Mynihut do të udhëtojë në mesjavë për transfertën me Borussian e Dortmundit me një avantazh prej katër pikësh ndaj rivales direkt për titullin e Bundesligës. Suksesit të verdhezinjve 0-2 në fushën e Wolfsburgut, kampionët në fuqi iu përgjigjën me fitoren e thellë 5-2 ndaj Eintracht Frankfurtit në “Allianz Arena”.
Në këtë stadium gjigant, por pa tifozë, bavarezët u shfaqën zotër të fushës, duke i dhënë drejtimin e duhur sfidës që në pjesën e parë me golat e Goretzkas dhe Mullerit. Sapo nisi pjesa e dytë, Lewandowski e thelloi edhe më tej diferencën (3-0), por çuditërisht Eintrachti u kthye në lojë, duke shënuar dy herë brenda tri minutave me të njëjtin autor, Hinteregger (52’ dhe 55’).
Gjithsesi, Bayerni nuk u kap nga paniku dhe në minutën e 61-të Davies shënoi golin e 4-2, ndërsa në të 74-ën Hinteregger u ngatërrua me këmbët e tij, duke realizuar autogol.
Në minutat në vazhdim pati raste të tjera të pastra në të dyja portat, ku veçohet shtylla e Filip Kostic. U mbyll me rezultatin 5-2 kjo sfidë, me Bayernin që rivendos brenda pak orësh diferencën prej katër pikësh me Dortmundin ndjekës.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe…
Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D.,…
Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t'i jepte fund luftës në Gaza pas…
I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka…
Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh…
Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se…