Categories: Uncategorized

Bashkia e Tiranës do mbulojmë shpenzimet funerale për të ndjerit nga COVID 19

Ka shkuar në 22 numri i viktimave nga koronavirusi teksa Bashkia e Tiranës merr përsipër të gjitha shpenzimet funerale të familjeve që kanë humbur të afërmit nga pandemia.

Gjatë ndarjes së pakove ushqimore, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se një nga vendimet e sotme të Këshillit Bashkiak do të jetë pikërisht lehtësimi i familjeve që në këtë periudhë të vështirë humbasin të afërmit e tyre.

“Kam bërë një propozim për mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak: Të gjitha shpenzimet funerale, sidomos të familjeve që kanë humbur dikë prej virusit, t’i mbulojë Bashkia. Kjo është një luftë dhe këta njerëz, për shkak të një viroze, ranë në betejë, ndaj funeralet do t’i mbulojmë ne si shpenzime sepse nuk dua që këto familje, mes 100 halleve, të jenë duke vrarë mendjen edhe për këtë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku siguroi se në këtë periudhë nuk do të mungojë ndihma për asnjë familje në nevojë apo të moshuar që jeton vetëm. Ai siguroi familjet që jetojnë në çadra ose në shtëpi-kontenierë, se do të kenë gati shumë shpejt edhe banesat e reja.

“Do ecim pak më shpejt me shtëpitë tani që mbaruam dosjet, pasi pjesa e dokumentacionit është pjesa më e rëndësishme. Shtëpitë e reja që janë bërë, janë më të mira se ato që u prishën nga tërmeti. Ne do të vazhdojmë me dosjet e shtëpive, pavarësisht virusit”, tha Veliaj, teksa u kërkoi qytetarëve që të qëndrojnë në banesat e tyre dhe të respektojnë masat e vendosura nga institucionet.

Duke komentuar situatën në tregun e Kombinatit, Veliaj deklaroi se masat e marra kanë dhënë rezultat. “Sot ishte si dita me natën. Nuk do lejonim që një lagje dhe një treg të prishë harmoninë e të gjithë Tiranës. Se në qoftë se rregulli po mbahet në gjithë Tiranën, duhet mbajtur edhe në Kombinat, pasi kjo lagje nuk është gjenetikisht ndryshe nga pjesa tjetër. Po ta disiplinojmë këtë javë do jetë mirë. Aty bëhet një dezinfektim, secili me` maskë, bën blerjet, sepse nuk është një treg i mirëfilltë”, nënvizoi kryebashkiaku.

Ne Pezë jetojnë në çadra ose në kontenierë rreth 70 familje, ndërkohë që një vëmendje në shpërndarjen e ndihmave u është kushtuar edhe 75 familjeve që janë në listat e ndihmës ekonomike apo të moshuar të vetmuar.

të fundit

“Të hetohet urgjent Sako” – Durrësi nën ujë, PD HAP LETRAT: Ku kanë shkuar fondet miliona euro të dhëna nga BE?

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Reshjet intensive të paralajmëruara këtë javë kanë sjellë një tjetër përmbytje…

21 minutes ago

Hapja e 4 kapitujve të tjerë të negociatave, Spiropali: Tjetër moment i rëndësishëm drejt Evropës

Shqipëria do të mbajë më 16 shtator Konferencën e gjashtë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ku do të hapen edhe 4…

37 minutes ago

PS nis punën për ndryshimin e Rregullores dhe ndarjen e komisioneve! Peleshi thërret krerët e grupeve parlamentare! Ç’pritet të ndodhë javën e ardhshme?

Pas mandatimit si kryeministër, Edi Rama do t’i dërgojë Presidentit Bajram Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët…

59 minutes ago

I dehur në timon, tenton të korruptojë efektivin e Rrugores, arrestohet 55-vjeçari në Durrës

Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të…

1 hour ago

FOTO/ Adrola provokuese, shfaq linjat trupore

Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…

3 hours ago

‘As serbi nuk do të na e bënte!’, Banorët e Valbonës shpërthejnë në lot teksa IKMT shemb bujtinat: Na p*shkatoni më mirë…

Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…

3 hours ago