Categories: Uncategorized

Bashkëshortja e gazetarit të vrarë Jamal Khashoggi i shkruan letër tifozëve të Newcastle

Bashkëshortja e gazetarit të vrarë Jamal Khashoggi, i ka shkruar letër të hapur tifozëve të klubit të Premier Leagues së Anglisë, Newcastle United, duke u thënë atyre që ta mbrojnë klubin e tyre.

Newcastle Unitedi është pranë blerjes për 300 milionë funte nga një grup i mbështetur nga Fondi Saudit i Investimeve Publike.

Disa organe kanë shprehur shqetësimin për këtë përfshirë edhe Amnesy International, që ka përmendur shkeljet e të drejtave të njeriut nga Arabia Saudite.

Një nga ato ishte vrasja e Khashoggit, që ishte vrarë pasi ishte futur në konsullatën saudite më 2 tetor të vitit 2018, për të marrë dokumentacionin për martesën e tij me bashkëshorten turke Hatice Cengiz.

Turqia ka ngritur akuza ndaj 20 të dyshuarve, përfshirë edhe dy ish-ndihmësve të Princit Saudit të Kurorës, Mohammed bin Salman, për vrasjen e vitit 2018.

Hatice Cengiz u ka shkruar tifozëve të Newcastle Unitedit për çështjen e blerjes së klubit anglez.

“Po ju shkruaj në këtë kohë kyçe në historinë e klubit të juaj të famshëm të futbollit. Princi i Kurorës Mohammed bin Salman, sundimtari absolut i Arabisë Saudite, po synon të blejë klubin e juaj duke ofruar një shumë të madhe të parave. E di se shumë nga ju jeni të joshur nga kjo ofertë për të dal nga situata e vështirë në të cilën gjendet klubi i juaj për shumë vite. Por, Princi i Kurorës akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e Jamalit. Gjitha hetimet kredibile kanë treguar se ai është përgjegjës. Ai nuk është gjykuar në vendin e tij pasi e kontrollon me grushtin e tij të hekurt. Lutja ime ndaj jush është që të ,mendoni nëse pranimi i oferës së Mohammed bin Salmanit, është vërtetë mënyra e duhur për të dal klubi i juaj dhe qyteti nga dëshpërimi”, shkruan në letër.

të fundit

Arbër Veliaj paraqitet në SPAK (VIDEO)

Këtë të enjte, vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Arber Veliaj, është paraqitur në ambientet e SPAK-ut. Ai do të merret…

23 minutes ago

Ngjarje e rëndë/ Gruaja vret burrin dhe dy fëmijët, më pas edhe veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në New Hampshire në SHBA, ku një grua 34-vjeçare vrau bashkëshortin dhe dy fëmijët…

30 minutes ago

U zhduk pa lënë gjurmë/ Daniel Shima u kthye pranë familjes, mbetet pa përgjigje mesazhi: Po më arrestojnë!

Ish-zëvendësdrejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, është kthyer pranë familjes gjatë natës, pas denoncimit nga…

50 minutes ago

FOTO/ Gerta Gixhari festoi ditëlindjen! A e mori një urim nga Olta?

Ditën e djeshme, Gerta Gixhari festoi ditën e lindjes! Të gjithë ishin sy e vesh tek motra e saj, Olta…

2 hours ago

EUROSAT: Çmimet u rriten 2.4% në korrik, ushqimet me ndikimin më të madh

Rritja mesatare e çmimeve sipas metodologjisë së Eurostat ishte 2.4 % në korrik, një vlerë e ngjashme me inflacionin mesatar…

2 hours ago

U zhduk pa lënë gjurmë, ish-zv.drejtori i AKSHI-t kthehet pranë familjes: Isha në…

Is- zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), është kthyer pranë familjes. Ditën e djeshme, ai…

2 hours ago