Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur sot pas mbledhjes me aleatët duke treguar dhe qëndrimin e Opozitës së Bashkuar në lidhje me ndryshimet Kushtetuese.
Sipas tij, Opozita e Bashkuar është për hapjen 100 % të listave, por me kushtin që koalicionet të qëndrojnë kështu siç janë dhe përllogaritja e mandateve të vazhdojë siç është.
Basha tha se qëndrimi do të shtrohet në Këshillin Politik ku përfaqësues do të jenë Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.
“PS dhe kryetari i saj kanë ndryshuar qëndrim disa herë para dhe pas 5 qershorit dhe tani po ju shesin shqiptarëve dashurinë për listat e hapura si shkakun për të ecur drejtë ndryshimeve të njëanshme.
Ne kemi mandatuar sot përfaqësuesit tanë në Këshillin Politik, Bylykbashin dhe Vasilin, që sa i takon kësaj çështje të paraqesin vendimin se opozita e bashkuar se do mbështesë hapjen 100% të listave me kushtin që as koalicionet të mos ndryshohen, po të mbeten siç janë dhe për pasojë shpërndarja e mandateve të përllogaritet siç është. Ky vendim do parashtrohet në tryezën e Këshillit Politik sot“, shtoi kryedemokrati.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…