Presidentja e BE ka thënë se së shpejti njerëzit do të mund të udhëtojnë në kontinent, me kusht që vendet të gjejnë mënyra për zbatimin e distancimit social, edhe nëse kjo do të thotë banjo dielli në kuti të veçuara.
Ursula Von Der Leyen ka ofruar shpresë për ata që duan të bëjnë pushime në bregdet këtë vit, duke thënë se vendet duhet të marrin në konsideratë “zgjidhje inteligjente”.
None found
“Ndoshta do të jetë pak ndryshe, me më shumë masa higjene e më shumë distancim social, por është mirë të shohesh se zgjidhje po ofrohen. Është e vështirë të parashikohet se çfarë do të ndodhë në muajt në vijim, por ne po mësojmë të jetojmë me virusin”.
Vende si Austria do të hapin kufijtë në verë, por vetëm për shtetas nga vende që kanë vënë nën kontroll COVID-19.
Greqia po inkurajon BE të gjejë një zgjidhje për sezonin veror. Ndërsa një kompani në Itali ka dalë me idenë inovative të plazhit në kuti plastike, për ata që janë të termbur nga epidemia por përsëri duan të marrin rreze dielli.
Grupi italian Nuova Neon Group 2 ka prezantuar dizajinin e kutive portative të plazhit 4.5 metra katrorë e 2 metra të larta, me hapësirë për dy shezlongë e një çadër.
Përfaqësuesi i kompanisë Claudio Ferrari tha për la Repubblica: “U përpoqën të imagjinonim kthimin e plazhit. Kjo ide lindi me qëllimin e dyfishtë të mbrojtjes dhe kthimit te aktivitetet.ne po punojmë në ndarëse të ngjashme për bankat, farmacitë, me qëllim rinisjen e aktiviteteve komerciale”.
Drita dhe Prishtina do të luajnë sot (e mërkurë) mes vete në ndeshjen e mbetur të vlefshme për xhiron e…
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla ka bërë të ditur se është goditur një grup kriminal ndërkombëtar dhe kjo…
Liga e Kampionëve vazhdon sonte (e mërkurë) me nëntë ndeshje të xhiros së katërt të fazës së ligës, ku në…
Me transferimin e beftë të Erion Veliajt në burgun e Fierit, një konflikt mes tij dhe kryeministrit Edi Rama doli…
Një rezultat historik është regjistruar në shtetin e Kansasit, ku demokrati Adam Hamilton ka mposhtur senatorin republikan Roger Marshall, duke…
Demokrati James Talarico ka shënuar një fitore historike në Teksas, duke mposhtur kandidatin republikan Ken Paxton dhe duke i dhënë…