Categories: Uncategorized

Ballkani kthehet në vatër të kuqe, BE mbyll dyert për thuajse gjithë vendet

Bashkimi Europian ka përditësuar listën e vendeve për të cilat duhet të hiqen kufizimet e udhëtimit, duke “fshirë” totalisht vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kufijtë e vendeve anëtare të BE-së do të qëndrojnë të mbyllur jo vetëm me Shqipërinë, por edhe për Malin e Zi dhe Serbinë, të cilat ishin të përfshira fillimisht në këtë listë. Gjermania dhe Austria nuk këshillojnë udhëtimin në asnjë prej vendeve të Ballkanit, duke lëshuar një paralajmërim udhëtimi kundrejt rajonit.

Për pasojë, shqiptarët nuk mund të rezervojnë as udhëtime tranzit që kalojnë në një prej vendeve të BE-së. Vetëm rezidentët mund të udhëtojnë drejt Italisë dhe Greqisë, por për qytetarët e tjerë kufijtë e vendeve fqinjë janë të mbyllura.

Vende të tjera si Gjermania, Holanda, Austria etj. kanë mbyllur kufijtë edhe për qytetarët serbë, për shkak të numrit të lartë të të infektuarve.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE) njoftuan se qytetarët e Australisë, Kanadasë, Gjeorgjisë, Japonisë, Marokut, Zelanda e Re, Ruandës, Koresë së Jugut, Tajlandës, Tunizisë, Uruguait tani do të lejohen të udhëtojnë në zonën Shengen.

Zyrtarët thanë se vendimi ishte marrë “duke vënë në fuqi një politikë komplekse që kërkon të balancojë shqetësimet shëndetësore me politikën, diplomacinë dhe nevojën e dëshpëruar për të ardhura nga turizmi”.

BE botoi për herë të parë listën e vendeve të sigurta në 30 qershor me 15 vende.

Sidoqoftë, lista u rinovua, Algjeria, Mali i Zi dhe Serbia nuk ishin më pjesë e listës, duke e çuar totalin në 12. Vendimi erdhi si rezultat i një rritje të vazhdueshme të numrit të rasteve ditore në këto rajone.

Por jo të gjitha vendet kanë rënë dakord për listën e aprovuar nga BE. Vende si Polonia dhe Hungaria nuk kanë pranuar të hapin kufijtë e tyre për qytetarët e vendeve të sugjeruara nga BE në listë.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

6 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

6 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

6 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

7 hours ago