Categories: Uncategorized

Babai i Alvinit tregon udhëtimin e frikshëm që bëri për të marrë djalin nga “ferri”

Këto ditë Alvin Berisha kalon pjesën më të madhe të kohës duke luajtur me video lojëra dhe duke numëruar komentet që i shkruajnë në “Instagram”. Por fëmija nuk ka pasur një jetë normale deri tani. Alvin arriti të shpëtonte nga ai që shumë persona e konsiderojnë një ferr.

Pesë vite më parë mamaja e Alvin u konvertua në Islam, braktisi shtëpinë në Itali dhe u bë pjesë e Isis në Siri duke marrë me vete dhe djalin e vogël. Babai i tij ka bërë një udhëtim të frikshëm për ta rimarrë sërish në shtëpi, pasi Alvin kishte mbetur i bllokuar në një kamp refugjatësh. Afrim Berisha me nga Shqipëria prej më shumë se dhjetë vitesh është resident në Barzago të Lekos në Itali. Ai arriti të risjellë djalin në Itali pas pesë vitesh.

Të lidhura

None found

“Mendoja vetëm për Alvin, tregon Afrim Berisha, nuk më interesonte asgjë tjetër. Ishte vetëm ai. Mora në konsideratë rreziqet, por çfarë duhet të bëja? Alvin mu rrëmbye në 1 dhjetor dhe në 1 janar unë isha në Siri. E kërkova për një javë, por nuk e gjeta dot. Më pas u kapa nga Isis.”

Afrim arriti të paguajë për lirinë e tij. Për 500 euro një luftëtar i Isis dhe ai shqiptar, pranoi ta linte të lirë. Por përballja me terroristët nuk e dekurajoi, Afrim u rikthye çdo vit në Siri. Pas përpjekjes së rradhës ai më në fund mbërriti në kampin e al-Hol, në very lindje të vendit, ku Alvin ishte transferuar pas vdekjes së mamasë së tij. Në një letër fëmija i lutej të atit që ta rikthente në shtëpi.

Avokati që ndjek çështjen e Afrim e Alvin, Darien Levani, komentoi odisenë e tij dhe betejën e Afrimit për të rimarrë djalin: “Mori përsipër përgjegjësinë që qeveritë tona nuk duan ta marrin, thotë ai. Gjeti djalin e tij, na tregoi se ku ndodhej, shkoi në kamp dhe solli filmime që ua tregoi të gjithëve.”

Alvin u gjet i plagosur pasi nëna e tij u vra në betejën e Baghuz, bastioni i fundit i Isis në Siri. Jetoi gjashtë muaj në kampin e Al Hol ku ndodhen me mijëra fëmijë të tjerë europianë. Sipas Kryqit të Kuq historia e Alvin mund të përbëjë një precedent dhe të ketë një impakt domethënës në raste të tjera. Madje janë disa qeveri që kanë nisur bisedimet me Kryqin e Kuq për të riatdhetësuar fëmijë të tjerë. Por situata është aq e komplikuar sa nuk mund të parashikohet se çfarë do të ndodhë brenda një kohe të shkurtër. Ndoshta do të duhet më shumë kohë sepse situata në rajon është e paqëndrueshme. Por është e rëndësishme që qeveritë të kuptojnë se çfarë mund të bëhet nëpërmjet kanaleve të Kryqit të Kuq.

Alvin është një fëmijë dhe nuk e di që historia e tij dhe babait të tij mund të përcaktojë më mirë rrugën dhe të inkurajojë qeveritë që të realizojnë riatdhetësimin e të ashtuquajturve fëmijë të Isis. Për momentin objektivi i tij i vetëm është kjo mundësi e dytë dhe rikuperimi i fëmijërisë që iu vodh./abcnews.al

të fundit

“U nisëm Kosovë”, Gjesti në përkrahje të Kombëtares së Kosovës në ndeshjen historike

Përfaqësuesja e Kosova do të zhvillojë sonte një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e saj, përballë Shqipëria. Sfida…

28 minutes ago

A po shkon Gjermani drej një krize ekonomike? Mbi 2 milionë persona rezultuan të papunë bazuar në të dhënat zyrtare

Numri i personave të papunë në Gjermani është rritur, duke shkuar kështu në një numër total prej dy milionë personave.…

29 minutes ago

Trend pranveror 2026: si të vishni pikat me stil!

Pikat rikthehen fuqishëm këtë sezon, duke treguar se ky print klasik kurrë nuk del nga moda. Elegante, argëtuese dhe të…

49 minutes ago

Ndeshja Kosovë- Turqi, publikohet formacioni i dardanëve

Kosova është në festë dhe kërkon që kjo festë të vazhdojë edhe pas mesnate deri në verë. Dardanët presin në…

59 minutes ago

“Më ftoi”/ G Bani nxjerr “zbuluar” Loredana Bratin: Të ftova unë te ditëlindja e Jozit

Një tjetër zhvillim i bujshëm ka dalë në pah në rrjetet sociale, pasi G Bani ka vendosur të publikojë disa…

1 hour ago

FORMACIONI/ Miqësorja me Ukrainën, publikohet formacioni i kuqezinjve

Shqipëria do të përballet sot me Ukrainën. Ky takim miqësor do të nisë në orën 20:45. Formacioni zyrtar i Shqipërisë…

1 hour ago