Categories: Uncategorized

Ngjarja në Tiranë, plagosen rëndë çifti i bashkëshortëve

Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në kryeqytet.

ABC News shkruan se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Njazi Meka”, ku të shtënat me armë janë dëgjuar nga të gjithë banorët e zonës.

Nga informacionet paraprake mësohet se bëhet fjalë për një burrë dhe një grua të cilët kanë mbetur të plagosur. Ende nuk dihet identiteti i tyre, ndërkohë që bëhet me dije se policia ka mbërritur në vendngjarje.

Eshtë raportuar se 2 persona që kanë mbetur të plagosur, janë një çift bashkëshortësh. Janë ngritur pika të shumta kontrolli, por që ende nuk kanë rënë në gjurmët e autorit të mundshëm.

Detajet për këtë ngjarje nuk janë bërë zyrtare. Çifti i bashkëshortëve është transportuar menjëherë drejt spitalit të traumës në gjendje kritike për jetën.

Aktualisht mësohet se janë sekuestruar kamerat e sigurisë në të gjithë zonën ku ka ndodhur ngjarja. Nuk dihet ende, se cilat kanë qenë motivet, që kanë bërë që të qëllohej, mbi çiftin e bashkëshortëve.

Ndërkohë policia ka dhënë detajet e para për ngjarjen:

“Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka”, në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri çifti i bashkëshortëve shtetasit P. L dhe A.L, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor vijon punën pēr sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”.

të fundit

Rekomandimet për luftën kundër krimit/ Altin Dumani “përplaset” me ministrin e Drejtësisë: Po rrezikoni të sillni…

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani është përplasur me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, pas propozimit nga Këshilli i Ministrave për…

5 minutes ago

GJKKO i kthen sërish dosjen SPAK-ut, Asllan Dogjani: S’kam bërë korrupsion

Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, ka reaguar pas seancës në Gjykatën e Posaçme, ku dosja ndaj tij për fshehje…

17 minutes ago

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 11 vite burg të Leonard Luzit

Apeli i Gjykatës së Posaçme, ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për autorët e atentatit ndaj Ines…

41 minutes ago

“Ku është problemi me shqiponjën, e di situatën e luftës”, komediani i famshëm komenton marrëdhëniet Shqipëri – Serbi në një nga shfaqjet e tij

Max Amini është një komedian, aktor, producent dhe regjisor iraniano-amerikan, i cili ka rrëmbyer zemrat e publikut me stand-up komeditë…

47 minutes ago

Gjesti flet për ish-banorët me të cilët ka ruajtur kontakte: Po flasin akoma, Big Brother ka mbaruar

Fituesi i Big Brother VIP Albania 4, Gjesti, ka dhënë intervistën e parë që pas mbarimit të këtij reality shou.…

54 minutes ago

Hetimet ndaj Erion Veliajt, Ajola Xoxa mbërrin në Prokurorinë e Posaçme

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Ajola Xoxa, ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme. Xoxa po zbaton masën e…

55 minutes ago