Hungaria do të mbyllë kufijtë për shtetasit e huaj më 1 shtator, për të parandalur rritjen e numrit të të infektuarve me koronavirus.
Ndërkohë, hungarezët që kthehen nga vendet tjera duhet t’i nënshtrohen masës së karantinës, ka thënë, Gergely Gulyas, shef i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban të premten.
None found
Gulys ka thënë se shtetasit hungarezë mund të largohen nga karantina 14-ditore vetëm nëse ofrojnë dy teste negative për sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi.
Përjashtime për ndalim të hyrjes do të ketë për personelin ushtarak, udhëtimet humanitare si transit, si dhe udhëtimet diplomatike. Gulyas ka thënë se qeveria është duke konsideruar një varg masash sesi do të lejohen tifozët që të marrin pjesë në ndeshjen e futbollit në mes të Bayern Munich dhe Sevillas në Budapest më 24 shtator.
“Numri i të infektuarve është rritur dhe shumica prej tyre vijnë nga shtete e huaja”, ka thënë Gulyas përmes një konference për media.
Ai ka thënë se kufizimet janë të domosdoshme, në mënyrë që fëmijët të kthehen në shkollë javën e ardhshme, si dhe për mbrojtje të njerëzve dhe ekonomisë.
Qeveria italiane njoftoi të premten se po pezullonte regjimin e lëvizjes së lirë me Spanjën, siç parashikohet në Traktatin e…
Policia ka identifikuar autorët e dyshuar të konfliktit të ndodhur rreth orës 01:10 të datës 31 korrik 2026 në Tepelenë,…
Arsenali ka bërë një hap të rëndësishëm në përpjekjen e tij ambicioze për transferimin e Vinicius Junior, pasi raportohet se…
Dashi Jupiteri do e favorizoje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do dashuroheni pa fund me partnerin tuaj dhe…
Nissan po përballet me një periudhë të vështirë dhe drejtuesit e kompanisë paralajmërojnë se nevojiten ndryshime të mëdha për të…
Qeveria italiane njoftoi të premten se po pezullonte regjimin e lëvizjes së lirë me Spanjën, siç parashikohet në Traktatin e…