Categories: Uncategorized

Në luftë me vdekjen prej muajsh, Kalo i bën apel Ramës për rritje rroge

Mjeku infeksionist Tritan Kalo në një shkrim në mediat sociale i ka bërë thirrje qeverisë për rritje page për personelin mjeksor, i cili në tërësinë e tij po përballet edhe ai me këtë sfidë mjaft të rrezikshme për vetë jetën e tyre.

Kalo shkruan se paga e tij nuk është rritur asnjë qindarkë që nga qershori i vitit 2013, ndërkohë që shton se hekuri duhet të rrihet sa është i nxehtë, pasi me qetësimin e situatës pak do të mendohet rritja e pagave.

Po ashtu Kalo shton se është i bindur se shumë Mjekë e Infermjerë do t’a rishohin si optimale largimin nga vendi, sikundër edhe ka ndodhur deri më tani.

Postimi i plotë:

KOHË KOVIDIANE e përtej tyre…Me rastin e 14 Korrikut, ditës Kombëtare të Francës MIRËNJOHJA e Presidentit Macron vajti për PERSONELIN Mjeksor, i cili në vijën e parë po përballet me sfidën sëmundje-shkaktuese dhe jetë-marrëse të Sars-Cov2/Covid-19….Po dje Kryeministri i vendit nënshkroj me Sindikatën e Personelit Mjeksor një rritje të pagës prej 183 Eurosh në muaj….

A PO MENDOHET një gjë e tillë edhe për Personelin tonë Mjeksor, i cili në tërësinë e tij po përballet edhe ai me këtë sfidë mjaft të rrezikshme për vetë jetën e tyre…BONUSI mujor për një pjesë të stafit te vijës së parë të përballjes me këtë sfidë, që në fakt nuk është i tillë sepse ai taksohet si një shpërblim, NUKU është zgjidhje afatgjatë….

PËR RIKUJTESË paga ime NUKU është rritur asnjë qindarkë që prej 23 Qershorit 2013…Të mos harojmë jetët e qindra Mjekëve, Infermjerëve dhe Personelit ndihmës të humbura në këtë betëjë kudo në botë, si dhe ato të dy kolegëve tanë të nderuar këtu në Shqipëri…..HEKURI rrihet sa është ende i nxehtë…

Me qetsimin e situatës në një të ardhme jo shumë të largët, PAK do të mendohet për rritjet e pagave në Shëndetësinë tonë Publike, dhe jam i bindur se shumë Mjekë e Infermjerë do t’a rishohin si optimale largimin nga vendi, sikundër edhe ka ndodhur deri më tash…..MENDONI dhe REAGONI me kohë JU drejtues të këtij vendi, sepse BURIMET NJREZORE CILËSORE nuku janë të pashterëshme në fushën e DHËNIES së PËRKUJDESIT MJEKSOR…..

Një REAGIM i tillë nga unë është një e drejtë DEMOKRATIKE…Ditë të mbarë Mantelbardhë, Infermjerë, Farmacistë, Sanitarë, Imazheristë, Barrelmabjtës, Shoferë, Laborantë, etj., dhe PËRKUJDESUNI për çdo çast për jetët tuaja!!!

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

4 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

4 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

4 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

5 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

5 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago