Categories: Uncategorized

Artan Hoxha ironizon vendimin e Ramës: E diela, me apo pa betoniere do jetë?

Nga muaji tetor deri në mars të 2021, kryeministri Rama deklaroi se do të vijojë e diela pa makina.

Pikërisht për këtë nismë e cila ka hasur në shumë kritika nga opinioni publik, ka reaguar edhe gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha.

Të lidhura

None found

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Hoxha ka ngritur një pyetje për kryeministrin, të cilin e pyet nëse e diela do jetë pa makina për popullin, apo edhe pa betoniere.

Shkrimi i plotë

Udheheqesi, sefundi na beri me dije se: “Fundjava pa makina do të mbetet në fuqi edhe dy të shtuna e të diela. Per t’u rikthyer pas sezonit të verës, ku çdo të diel minimalisht, nga tetori deri në marsin e ardhshëm, si një moment të përjavshëm, si një moment duke iu kushtuar mjedisit, të moshuarve dhe fëmijëve e familjeve tona”.

Na rruaç komandant, te paçim sa malet!!! Tani, kjo e diela do jete pa makina fare?! Apo vetem per makinat e popullit, perjashtuar betonieret dhe kamionet e tonazhit te rende te industrise se ndertimit, te cilet rezultojne te jene ndotesit me te medhenj te ajrit dhe mjedisit ne kryeqytet.

Sepse gjate pandemise dhe masave te izolimit kunder covid19, kur levizja ndaloi per te gjithe qytetaret, te vetmet mjete qe nuk ndaluan kurre qarkullimin dhe ndotjen mbi kryeqytet, ishin betonieret dhe kamionet e tonazhit te rende. Keto te fundit, nen bekimin e lejeve ndertimore te Lali Erit, vazhduan te betononin me sukses te plote edhe ato cepa te kryeqytetit qe i kishin mbijetuar betonizimit.

Pra ju lutemi na qartesoni, do kemi te diela pa makina per te gjithe, perfshire dhe betonieret, apo te diela, vetem pa makinat e popullit?! /albeu.com/

të fundit

Visar Memeti voton për Këshillin Kombëtar Shqiptar: Çdo votë ka rëndësi

Kandidati Visar Memeti ka votuar sot në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, të cilat po mbahen më 8 nëntor. Përmes…

9 minutes ago

Leoni XIV shkon në Argjentinë, vizita e Papës zhvillohet në sfondin e tensioneve me Milein

Papa Leoni XIV do të nisë të hënën vizitën e tij të parë zyrtare në Argjentinë, në një udhëtim që…

9 minutes ago

Danillovski paralajmëron për rrezikun e fruthit: vetëm pesë raste, por mbulimi me vaksina po bie

Mbulimi me dozën e parë të vaksinës MRP ka rënë në 62,7 për qind, shumë larg nivelit prej 95 për…

13 minutes ago

Lufta në Lindjen e Mesme/ Trump konfirmon se SHBA-ja ka kryer sulme të reja ndaj Iranit

Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se forcat amerikane kanë kryer sulme të kufizuara ajrore ndaj një sistemi kundërajror iranian në…

17 minutes ago

US strikes cargo ship in the Gulf of Oman, suspected of violating blockade on Iranian ports

Një avion ushtarak amerikan ka goditur një anije mallrash në Gjirin e Omanit, pasi ajo dyshohet se kishte tentuar të…

17 minutes ago

Alarm over drinking water contamination in Vlora, several cases of poisoning among children and adults

Alarm për cilësinë e ujit të pijshëm në Vlorë, ku analizat e kryera në depozitën e kopshtit nr. 10 kanë…

18 minutes ago