Akademiku Artan Fuga ka reaguar me në një postim në Facebook në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama se nëse bota përmbyset do të na ndihmojë Turqia me ushqime.
Fuga shkruan se ky është vetëm iluzion, ndërsa bën thirrje që njerëzit t’i kthehen të mbjellave dhe punimit të tokës për të mbjellë në pranverë dhe për të marrë prodhime në vjeshtë.
Reagimi i plotë i Fugës
Cfarë ?
Do të na ushqejë Turqia me bukë nëse do te “permbyset bota”?
Nuk ka nevoje per panik.
Bota nuk do permbyset. Por ne u permbyste, nuk besoj se do mbetet vetem Shqiperia dhe Turqia!!!
Do të na mbajë me bukë turku?
Cfarë iluzioni!
Jo se turqit janë të pamirë. Janë shumë të mirë! Sa te kene mundesi besoj se edhe do te na ndihmojne, mbase edhe te tjeret sigurisht.
Por shqiptari kurrë nuk ka lyp bukë rrugëve të botës me çanak.
Po u permbys bota, t’i dalim zot vetes! – them une. Qysh tani, jo atehere! Me mire te mbjellim tokat…sa mundim. Te shohim sektoret qe mund te prodhojne ketu te ne, bujqesia, blegtoria, prodhimi i vogel agroushqimor, peshkimi, frutat, oborri i vogel me zarzavate mbjelle, gjahu, pemet frutore…gjithcka.
Ekonomia e vogel reale!
Nuk mund te rrime te gjithe pa punuar se sado leke te shperndajme, leket nuk hahen.
Eshtë koha t’u kthehemi mbjelljeve të pranverës që të shijmë e mbledhim në vjeshtë!
Urgjent!
Sepse kur është tallur me bujqësinë, mbjelljet, korrjet, shirjet, duke mbledhur shqiptarët në beton, kulla mijrakatëshe, stadiume, sheshe me pllaka, sigurisht kundërshtimi ky ka qenë!
Betoni nuk mbillet, në katin e pesëdhjeteshtatë nuk mbillet, në fushë aerodromi nuk mbillet,
Dikur budallalliku që malet t’i kthenim në fusha, tani budalliku që fushat i kthyem në zona të betonuara urbane!
Ka ardhur koha e gishtit, pra e gishtit të vendosur në kokë, në mendje!
Mos presim duke thënë : Po u përmbys bota… bukën do të na e japi ky apo ai.
Forbes ka publikuar listën e saj vjetore të grave më të pasura në vend që kanë krijuar vetë pasuri, me…
Nga; Ola Xama 12 vjet më parë, një nga ngjarjet që u mbajt për javë me radhë në qendër të…
Plakja e popullsisë, është një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë. Ndaj qeveria ka miratuar dokumentin e moshimit dhe…
Mbrëmjen e djeshme, dy persona janë arrestuar në flagrancë dhe 10 të tjerë janë proceduar penalisht. Ata akuzohen për prishje…
Ditën e nesërme, Erion Veliaj do të rikthehet të hënë në gjykatën e Apelit të Posaçëm, ku ka kërkuar edhe…
Partia Demokratike, ka denoncuar kryetaren e komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristanin, për abuzim me detyrën dhe përdorim të padrejtë…