Categories: Uncategorized

Arrihet ujdia historike, paketa arrin shifrën 1.8 bilionë euro për paketën e Coronës

Shtetet e BE-së kanë rënë dakord për paketën më të madhe financiare në luftë kundër krizës ekonomike për shkak të pandemisë. Kompromisi u arrit në orët e mëngjesit të së martës pas një samiti maratonë katër ditor.

Në luftë kundër krizës ekonomike për shkak të Coronës, shtetet e BE kanë rënë dakord për paketën më të madhe buxhetore dhe financiare të ofruar ndonjëherë nga BE. Ishte kreu i Këshillit të BE, Charles Michel që e bëri të ditur lajmin të martën herët. Kompromisi i arrit pas më shumë se katër ditë negociatash. E gjithë paketa arrin shifrën e 1,8 bilionë eurove, prej tyre 1074 euro janë planifikuar për buhetin shtatëvjeçar të BE dhe 750 miliardë euro për programin e koniunkturës dhe investimeve.

Më digjitalë dhe më ekologjikë

Me paketën financiare, Bashkimi Europian synon të luftojë i bashkuar rënien historike ekonomike dhe të ruajë tregun e brendshëm në BE. Në të njëjtën kohë synohet të investohet më shumë në ekonominë digjitale dhe ekologjike. Për këtë janë marrë për herë të parë në masë të madhe borxhe nga BE, paratë do të shpërndahen kurse borxhet do të shlyhen së bashku.

Të hënën u zgjidhën pas diskutimesh të shumta dy nga pikat kyçe të paketës. Së pari u arrit një kompromis për programin e Coronës që hapi rrugën për ujdinë finale. Austria, Danimarka, Suedia dhe Holanda pranuan marrjen e borxheve të përbashkëta dhe që fondet të shkojnë në formë grantesh tek shtetet e BE. Nga ana tjetër Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja ranë dakord që shuma e programit të Coronës në formë grantesh të reduktohet, nga 500 miliardë në 390 miliardë euro. Ky ishte një element i rëndësishëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjes financiare.

Austria, Danimarka, Suedia dhe Holanda – të vetëshpallurit “katër kursimtaret” – të mbështetur dhe nga Finlanda kishin kërkuar që vendeve në nevojë si Italia apo Spanja t’u jepen kredi dhe jo ndihma financiare që nuk ka nevojë të shlyhen. Për të arritur një kompromis në samit u ra dakord që shuma e ndihmave financiare të ulet dhe të jepen më tepër para në formë kredie.

Si problematike janë parë planet e Komisionit që BE-ja të marrë për herë të parë hua shuma të mëdha për programin stimulues të ekonomisë dhe për investimet. Disa nga vendet anëtarë kanë frike se marrja e një huaje dhe një borxh i përbashkët do t’i rëndojë edhe më tepër taksapaguesit e vendeve të tyre./DW

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

5 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

5 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago