Categories: Uncategorized

Armët gati: Franca mbron Greqinë, Rusia radhitet krah Turqisë në Egje

Tensioni ka arritur kulmin në Egjeun Lindor, zonë në të cilën aktualisht ndodhen flotat e një numri të madh shtetesh, përfshirë Francën dhe Rusinë.

Ndërkohë që aeroplanmbajtësja franceze “Charles de Gaulle” ndodhet në Egjeun Lindor, si një përgjigje ndaj kërcënimeve të Turqisë ndaj Greqisë, një tjetër shtet i fuqishëm duket se është futur në lojë, shkruan albeu.com.

Të lidhura

None found

Siç raporton “Protothema”, bëhet fjalë për Rusinë, flota e të cilës i është bashkuar asaj turke duke njoftuar kryerjen e një stërvitjeje të përbashkët, me zjarr të vërtetë në dy zona të rendësishme të Egjeut Lindor.

Njëra prej zonave është pikërisht territori ku ndodhet anija turke “Oruç Reis”, e cila po kryen kërkime sizmike në Egjeun Lindor.

Njoftimi u dha përmes një NAVTEX-i nga marina turke duke paralajmëruar anijet që lundrojnë rrotull që të bëjnë kujdes.

Kështu, duket se Greqia ka marrë në krah Francën, ndërsa Turqia dhe Rusia ndodhën përballë tyre në Egjeun Lindor, zonë e cila rrezikon të kthehet në një arenë të vërtetë lufte. /albeu.com

të fundit

Besa Gaxherri kundërshton largimin e portretit të Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë

Ish-deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, ka reaguar ndaj vendimit të Presidentes Shiroka-Pula për largimin e fotografisë së presidentit historik Ibrahim…

1 minute ago

Zbulohen pjesë automjetesh të padeklaruara në Vërmicë, ndalohet kontrabandimi

Dogana e Kosovës ka njoftuar se zyrtarët e saj në pikëkalimin kufitar në Vërmicë kanë parandaluar një rast të kontrabandimit…

2 minutes ago

Georgievski akuzon ZNAM-in se po e kthen gjuhën e provimit të jurisprudencës në çështje ndëretnike

Ish-kryeministri Ljupço Georgievski ka kritikuar ashpër partinë ZNAM, duke e akuzuar atë për mungesë idesh politike dhe për shndërrimin e…

5 minutes ago

Shiroka Pula takohet me ambasadorin Rudolph, vlerësohet kontributi i diasporës në Gjermani

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Gjermanisë në Prishtinë, Rainer Rudolph. Gjatë…

13 minutes ago

Pajisjet e reja për shpërndarjen e protestuesve/ Hita: Janë dhuruar nga një vend partner! Deputeti i opozitës: A keni marrë topa akustikë nga Serbia? Ja si përgjigjet Drejtori i Policisë

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka kërkuar transparencë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, lidhur…

14 minutes ago

Yamal nuk udhëton me Spanjën në Pragë, mungesa e tij nuk lidhet me lëndim

Barcelona nuk ka shqetësime për gjendjen fizike të Lamine Yamalit, pavarësisht se sulmuesi anësor e përfundoi me lodhje ndeshjen e…

21 minutes ago