Tensioni ka arritur kulmin në Egjeun Lindor, zonë në të cilën aktualisht ndodhen flotat e një numri të madh shtetesh, përfshirë Francën dhe Rusinë.
Ndërkohë që aeroplanmbajtësja franceze “Charles de Gaulle” ndodhet në Egjeun Lindor, si një përgjigje ndaj kërcënimeve të Turqisë ndaj Greqisë, një tjetër shtet i fuqishëm duket se është futur në lojë, shkruan albeu.com.
Siç raporton “Protothema”, bëhet fjalë për Rusinë, flota e të cilës i është bashkuar asaj turke duke njoftuar kryerjen e një stërvitjeje të përbashkët, me zjarr të vërtetë në dy zona të rendësishme të Egjeut Lindor.
Njëra prej zonave është pikërisht territori ku ndodhet anija turke “Oruç Reis”, e cila po kryen kërkime sizmike në Egjeun Lindor.
Njoftimi u dha përmes një NAVTEX-i nga marina turke duke paralajmëruar anijet që lundrojnë rrotull që të bëjnë kujdes.
Kështu, duket se Greqia ka marrë në krah Francën, ndërsa Turqia dhe Rusia ndodhën përballë tyre në Egjeun Lindor, zonë e cila rrezikon të kthehet në një arenë të vërtetë lufte. /albeu.com
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…
Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…