Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për arrestimin e analistit dhe botuesit, Henri Çili.
Dvorani tha se nuk e mban mend kur është takuar për herë të fundit me këtë të Çilin, ndërsa theksoi se nuk ishte në dijeni se ku mund të jetë sabotuar analisti dhe botuesi i njohur.
Ai tha se në Gjykatën e Lartë nuk ka pasur prioritetet dosja e tij duke argumentuar se në sirtarët e saj janë me mijëra dosje të tjera që presin të shqyrtohen.
“Salutohemi nëpër evente por vetëm kaq. Jam shumë i sgurt që nuk jam ulur asnjëherë me Çilin. Henri Çilin e njoh por nuk kam asnjë lloj kontakti me të, nuk e mbaj mend kur e kam takuar për herë të fundit, kurrë nuk kam pirë as kafe me të. Jam i sigurt se kjo dosje nuk është shqyrtuar me prioritet nga Gjykata e Lartë. Me rregullat tona të brendshme sekretaria nuk ta jep dosjen. Mësova se është një çështje e ardhur në fund të vitit 2019. Ju e dini se ka me mijëra dosje që presin në Gjykatën e Lartë. Zotin Çili nuk e di se ku mund ta kenë sabotuar”, tha Dvorani.
Dvorani u pyet nga gazetarët pasi dyshohet se ishte ai “zyrtari i lartë i Sistemit të Drejtësisë” që u përgjua në kafe me botuesin Henri Ccili, ku u fol për dosjet e tre të dënuarëve për vrasje, të cilët kanë kërkuar rekurs në Gjykatën e Lartë.
Ndikimi do të bëhej përmes një zyrtari të lartë në Sistemin e Drejtësisë, i cili takohet me botuesin Henri Çili në 14 janar të këtij viti në një hotel në qendër të Tiranës. Prokuroria ka përgjuar bisedën dhe ka dalë në përfundimin se zyrtari i lartë i Sistemit të Drejtësisë, të cilit nuk i gjendet emri në dosje, ka siguruar sipas Çilit zgjidhjen e të dyja rasteve në Gjykatën e Lartë./albeu.com/
Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh…
Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Durrësit, ku mëngjesin e së enjtes 43-vjeçari Bardhyl Kaloshi, baba i tre fëmijëve,…
Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…
Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…
Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…
Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…