Categories: Uncategorized

Anulohet Dita e Gënjeshtrave, mund të dënoheni me burg nëse shpikni për koronavirusin

1 prilli është festuar historikisht si Dita e Gënjeshtrave, por sot kjo ditë është anuluar.

DUke marrë parasysh situatën e vështirë që pandemia ka shkaktuar në botë, një tension më shumë nga gënjeshtrat e 1 prillit, nuk do të ndihmonte askënd.

Të lidhura

None found

Madje, duke marrë parasysh sjelljet e njerëzve në “Ditën e Gënjeshtrave”, vende duke nisur që nga Tajlanda e deri në Indi kanë marrë masa të rrepta! Ata kanë paralajmëruar njerëzit të mos bëjnë asnjë shaka (gëënjeshtër) në lidhje me Covid-19 sepse në të kundërt mund të përfundojnë edhe në burg!

Përhapja e shpejtë e thashethemeve të pavërteta do të vinte në rrezik jetën e shumë njerëzve, prandaj sot askush të mos bëjë asnjë rreng.

Nga ana tjetër, Google, që është i njohur për logot e tij të përvitshme të 1 prillit, këtë vit e theu traditën për shkak të pandemisë së koronavirusit, që deri tani i ka marrë jetën rreth 40,000 njerëzve në mbarë botën.

Autoritetet tajlandeze u shprehën qartë se ata që bëjnë shaka për 1 prillin rreth koronavirusit do të dënohen deri në 5 vite burg!

Edhe në Indi autoritetet thanë se do të ishte veprim i padrejtë dhe ilegal ndaj të gjithëve nëse përhapen lajme të rreme vetëm se është 1 prilli.

Ministria e Shëndetësisë në Gjermani paralajmëroi popullin në sloganin “Korona s’është shaka” që të mos trillojë asnjë histori që ka lidhje me virusin.

Njerëzit tani më shumë se kurrë i mbajnë sytë nga interneti për të marrë informacione në lidhje me virusin dhe shumë vende i tremben faktit se shakatë e sotshme mund të shkaktojnë keqkuptime të mëdha.

Të tjerë, shkruajnë në Tëitter se Dita e Gënjeshtrave është anulluar sepse “askush nuk mund të trillojë diçka më të pabesueshme se kjo që po i ndodh botës aktualisht.”

të fundit

Florent Hajdini zgjedh Kosovën para Austrisë U21: “Zemra ime rrah për Kosovën

Talenti Florent Hajdini ka refuzuar ftesën e Austrisë U21 për të përfaqësuar Kosovën.Hajdini, që luan tek klubi SKU Amstetten, ishte…

23 minutes ago

AUV nis mbikëqyrjen e gjithë zinxhirit të qumështit, nga fermat te tregu

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka nisur zbatimin e Programit të Përhershëm të Survejimit dhe Monitorimit të Sektorit të…

27 minutes ago

Pezullohen kërkimet për personin e zhdukur në Elbasan, ndërtesa vlerësohet e rrezikshme

Ekspertët nga Ministria e Mbrojtjes vendosën që të pezullojnë operacionin e kërkimin e personit që është raportuar i zhdukur. Shkak…

29 minutes ago

KE i FFK-së vlerëson ecurinë e “Dardanëve”: Kosova mbetet brenda objektivave

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka diskutuar për shumë çështje në mbledhjen e mbajtur të mërkurën. Ndër…

34 minutes ago

Hoti: Mbi 2.5 milionë euro të ndara për organizatat që ofrojnë shërbime sociale

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka marrë pjesë në tryezën e diskutimit për shëndetin…

39 minutes ago

Real Madridi përmbys dy herë AEK Athens dhe fiton në shtesë

Real Madridi ka shënuar një tjetër fitore të vonshme, këtë herë në udhëtim te AEK Athens.Edhe pse dy herë në…

39 minutes ago