Categories: Uncategorized

Ambasada e Shqipërisë në Greqi jep njoftimin e rëndësishëm për emigrantët (FOTO LAJM)

Ambasada e Shqipërisë në Greqi, po planifikon të realizojë aplikime për pajisje me pasaportë biometrike dhe kartë identiteti në disa nga qendrat më të mëdha të ishujve të Greqisë.

Përmes një njoftimi, ambasada thekson se në shërbim të këtij projekti nga dita e sotme ka filluar mbledhja e kërkesave dhe hartimi paraprak i listave me qëllim përzgjedhjen e pikave të aplikimit të cilat do përfshijnë një rreze të gjerë të vendbanimeve të qytetarëve shqiptarë në këta ishuj.

Janë të lutur të gjithë personat e interesuar të dërgojnë në adresën consulate.athens@mfa.gov.al kërkesën e tyre me subjekt “Aplikimet në ishull” si dhe të dhënat e mëposhtëme:

1. Emër Mbiemër
2. Numrin personal (NID)
3. Kodin e aplikimit
4. Datën e skadencës së pasaportës
5. Adresen e banimit – Ishulli
6. Rajoni

“Sqarojmë paraprakisht se prioritet do kenë ato dokumente biometrikë i të cilave afati i skadimit është deri më 31 dhjetor 2020.

Afati i pranimeve të kërkesave për fazën e parë është deri në datën 13 shtator 2020.”, njofton ambasada.

të fundit

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

4 minutes ago

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…

22 minutes ago

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë  Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…

30 minutes ago

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…

37 minutes ago

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

8 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

8 hours ago