Ish deputeti i LSI-së, Perparim Spahiu ka reaguar lidhur me pamjet ku kryebashkiaku Lefter Alla shfaqej hapur teksa merte një dozë kokainë.
Spahiu shprehet se nëse ka socialistë që dorëhiqen, “do të fitonin respektin e njerëzve dhe do të ishin kandidat seriozë në zgjedhje të vërteta e jo votimi moniste si ato të 30 Qershorit!”
Reagimi i plotë
As Bulqiza, as Burreli, as Shkodra, as Vora por as dhe Tirana nuk kanë zgjedhur kryetarë bashkishë.
Ata janë emërime të modelit Edi Rama.
Unë nuk i kërkoj dorëheqje askujt që adhuron modelin e Tij pasi jam i sigurt që nuk do ta bënte.
Unë i kërkoj dorëheqje atyre socialistëve të ndershëm që drejtojnë sot bashkitë e vëndit pa u zgjedhur.
I kërkoj dorëheqje atyre socialistëve që nuk e shohin vehten si modeli i krimit apo i drogës.
I kërkoj dorëheqje atyre socialistëve që e shohin vehten si model i punëve të mira.
Nëse ata do të dorëhiqeshin, do të fitonin respektin e njerëzve dhe do të ishin kandidat seriozë në zgjedhje të vërteta e jo votimi moniste si ato të 30 Qershorit!
A ka të tillë mes rilindasish, shumë e vështirë duket.!!!
Dashi Jeta ne çift do kaloje një dite te trazuar sot. Tregohuni shume te matur me gjithçka qe do thoni…
Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka shpërthye ndaj Sara Milas, kandidate e PS në…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, teksa u pyet nës PD ka shans të vijë më në pushtet, ai theksoi…
Ilir Alimehmeti, kandidati për deputet i PD-së që mbeti jashtë Kuvendit, edhe pse siguroi mbi 18 mijë vota në Tiranë,…
Kreu i PD, Sali Berisha, u shpreh në studion e emisionit "Opinion" se Partia Demokratike dhe asnjë parti në botë…
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka dhënë detaje për disa nga personazhet kyç…