Categories: Uncategorized

Aleanca letër ambasadores së SHBA: Na monitoroni, kërkojmë hetim ndërkombëtar

Teksa po bëhen gati për protestën në orën 16:30, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dërguar një letër ambasadores së SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, ku i kërkojnë mes të tjerash një përfaqësues për monitorimin e protestës sot.

Aleanca shkruan se kërkojnë po ashtu edhe hetim ndërkombëtar për çështjen e Teatrit, të cilën e konsiderojnë krim kundër njerëzve dhe trashëgimisë kulturore.

Të lidhura

None found

Letra e plotë:

Shkëlqësia Juaj,

Në vijim të zhvillimeve të 17 majit 2020, dëshirojmë t’ju bëjmë të ditur se sot, në orën 4:30 në organizojmë një protestë në bulevard – zona pranë pedonales.

Kemi njoftuar Policinë lidhur me protestën e sotme e cila është e fokusuar në nevojën për zbardhje të plotë të mënyrës se si Teatri Kombëtar u shemb, se si Policia sulmoi mbrojtësit e Teatrit dhe nëse shembja me fadroma nisi që gjatë kohës kur ende shumë njerëz ishin brenda në ndërtesë. Ne kemi shumë aktivistë që e dëshmuan këtë dje.

Kërkojmë hetim ndërkombëtar mbi këtë çështje të rëndësishme dhe të rëndë të cilën e konsiderojmë si krim kundër njerëzve dhe trashëgimisë kulturore. Ne kemi kërkuar nga Europa Nostra, organizata më e rëndësishme europiane që i kushtohet trashëgimisë kulturore europiane dhe e cila e ka përfshirë Teatrin Kombëtar në programin “7 vendndodhjet më të rrezikuara” për vitin 2020, që të na mbështesë në këtë drejtim.

Sulmi ndodhi në një kohë kur dy dosje të lidhura me çështjen e Teatrit Kombëtar (ligji special dhe VKM) janë depozituar në Gjykatën Kushtetuese nga Presidenti i Republikës. Gjithë aktet normative të lidhura me si institucionet shtetërore vendosin dhe procedojnë në raste të tilla kur çështje ligjore janë të hapura në një gjykatë, janë shkelur. Rregullat e lidhura me pandeminë janë shkelur: policët nuk mbanin veshur doreza dhe maska dhe rrezikuan mbrojtësit e Teatrit duke i detyruar të qëndrojnë të grumbulluar te sheshi i Teatrit për të mbrojtur ndërtesën dhe duke i prekur ata.

I kemi kërkuar Presidentit të Republikës të monitorojë protestën e sotme dhe kërkojmë që përfaqësues të zyrës suaj të ambasadës suaj të jenë të pranishëm në protestë për të monituar zhvillimin e saj.

Këtë kërkesë do ta publikojmë më vonë online.

Ju falenderojmë për vëmendjen

Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit

të fundit

Kriza e penalltive godet PSG-në para dueli kyç me Barcelonën në Ligën e Kampionëve

Paris Saint-Germain e pret një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit këtë të martë, kur do të përballet me…

2 minutes ago

Tirana dhe Vllaznia, rivaliteti klasik me ecuri të kundërta

Vllaznia - TiranaKëtë fundjavë do të luhet “Klasikja e Shqipërisë”, e para  e këtij sezoni e cila do të zhvillohet…

9 minutes ago

E-maile anonime për bomba çojnë në evakuimin e rreth 50 shkollave në Itali

Rreth 50 godina shkollore në disa qytete të Italisë janë evakuuar të hënën, më 19 tetor, pas marrjes së e-maileve…

9 minutes ago

Real Madridi duhet të përforcojë urgjentisht dy pozicione

Real Madridi ka kaluar dy vite radhazi pa fituar ndonjë titull të madh, një rekord që vazhdon ta detyrojë Florentino…

20 minutes ago

Fitorja ndaj Barcelonës, Vitinha tregon se si PSG do të frenojë yllin e ri Yamal

Vitinha ka zbuluar planin e Paris Saint-Germainit për ta neutralizuar Lamine Yamalin në përballjen me Barcelonën në Ligën e Kampionëve,…

20 minutes ago

Nën hetim për abuzime me tenderat, Belinda Balluku paraqitet në SPAK

Ish-zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, në kuadër të çështjes penale ndaj saj, ku akuzohet…

25 minutes ago