Categories: Uncategorized

Aleanca letër ambasadores së SHBA: Na monitoroni, kërkojmë hetim ndërkombëtar

Teksa po bëhen gati për protestën në orën 16:30, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dërguar një letër ambasadores së SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, ku i kërkojnë mes të tjerash një përfaqësues për monitorimin e protestës sot.

Aleanca shkruan se kërkojnë po ashtu edhe hetim ndërkombëtar për çështjen e Teatrit, të cilën e konsiderojnë krim kundër njerëzve dhe trashëgimisë kulturore.

Letra e plotë:

Shkëlqësia Juaj,

Në vijim të zhvillimeve të 17 majit 2020, dëshirojmë t’ju bëjmë të ditur se sot, në orën 4:30 në organizojmë një protestë në bulevard – zona pranë pedonales.

Kemi njoftuar Policinë lidhur me protestën e sotme e cila është e fokusuar në nevojën për zbardhje të plotë të mënyrës se si Teatri Kombëtar u shemb, se si Policia sulmoi mbrojtësit e Teatrit dhe nëse shembja me fadroma nisi që gjatë kohës kur ende shumë njerëz ishin brenda në ndërtesë. Ne kemi shumë aktivistë që e dëshmuan këtë dje.

Kërkojmë hetim ndërkombëtar mbi këtë çështje të rëndësishme dhe të rëndë të cilën e konsiderojmë si krim kundër njerëzve dhe trashëgimisë kulturore. Ne kemi kërkuar nga Europa Nostra, organizata më e rëndësishme europiane që i kushtohet trashëgimisë kulturore europiane dhe e cila e ka përfshirë Teatrin Kombëtar në programin “7 vendndodhjet më të rrezikuara” për vitin 2020, që të na mbështesë në këtë drejtim.

Sulmi ndodhi në një kohë kur dy dosje të lidhura me çështjen e Teatrit Kombëtar (ligji special dhe VKM) janë depozituar në Gjykatën Kushtetuese nga Presidenti i Republikës. Gjithë aktet normative të lidhura me si institucionet shtetërore vendosin dhe procedojnë në raste të tilla kur çështje ligjore janë të hapura në një gjykatë, janë shkelur. Rregullat e lidhura me pandeminë janë shkelur: policët nuk mbanin veshur doreza dhe maska dhe rrezikuan mbrojtësit e Teatrit duke i detyruar të qëndrojnë të grumbulluar te sheshi i Teatrit për të mbrojtur ndërtesën dhe duke i prekur ata.

I kemi kërkuar Presidentit të Republikës të monitorojë protestën e sotme dhe kërkojmë që përfaqësues të zyrës suaj të ambasadës suaj të jenë të pranishëm në protestë për të monituar zhvillimin e saj.

Këtë kërkesë do ta publikojmë më vonë online.

Ju falenderojmë për vëmendjen

Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit

të fundit

Horoskopi 14 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe…

3 hours ago

“Më doli dhelpra përpara”, 45-vjeçarja humb kontrollin e motorit dhe plagoset rëndë në Lushnjë, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D.,…

3 hours ago

“Nuk u intereson për popullin e Gazës”/ Netanyahu: Vrasja e udhëheqësve të Hamasit do t’i jepte fund luftës

Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t'i jepte fund luftës në Gaza pas…

3 hours ago

I dashuruar kokë e këmbë, Gjiko zbulon si e bëri për vete Elitën: Gjëja më e veçantë, meriton të gjithë botën

I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka…

4 hours ago

Ronela Hajati pëson ndryshimin drastik në peshë/ Tregon se sa kilogramë ka humbur

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh…

4 hours ago

E rëndë në Durrës/ Gjendet pa shenja jete në një taksi 57-vjeçarja kineze

Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se…

5 hours ago