Categories: Uncategorized

Albana Fiço fjalë të ndjera për humbjen e babait të saj: Covid-19 kërkon të ndahemi këtu

Drejtoresha e ISHP Albana Fiço, vajza e albanologut të njohur Agron Fiço ka bërë një postim prekës, ku i ka dhënë lamtumirën babait të saj.

Mes dhimbjes ajo thotë se ai ishte babai që i kuptoi pa i gjykuar dhe që emancipimin e tyre e gjeti te shkollimi dhe te dija.

Të lidhura

None found

“Të dashur miq e të afërm ! Mua që nuk më mungojnë fjalët, sot më ka rënë barra që të flas për Babanë tim që ishte mjeshtër i fjalës.

Për ata që e njohën nga afër dhe për ata që nuk arritën ta njihnin aq mire, do të desha t’u them: Se ishte dhe mbetet një njeri i veçantë që me përpjekje të stërmundimshme nga fillime të dhimbshme, erdhi deri në ditën që lamë pas, me një sërë gjërash për t’u kujtuar.

Ishte Babai që na kuptoi pa na gjykuar, që emancipimin tonë e gjeti tek shkollimi dhe dija. Njeriu që më shoqëroi çdo 1 shtator në shkollë.

Njeriu që e deshi pafund dhe shkroi intensivisht për gjuhën, folklorin dhe kulturën shqiptare.

Botoi libra dhe hapi katedra dhe programe të gjuhës shqipe në të tre kontinentet, duke u bërë si rrallë herë profesor në tre kontinente.

Ishte dhe do të mbetet pinjoll i Ficatëve, që e deshi Gjirokastrën së cilës i kushtonte poezi e i këndonte këngë si pak kush.

Njeriu që i adhuronte vajzat dhe nipin Martinin në një mënyrë të atillë që pak kund e kam gjetur duke qenë njëherësh sa kërkues, aq dhe i emancipuar.

Jam e sigurt, që në këtë ditë qershori plot diell, kemi shumë herë më tepër arësye ta kujtojmë Babin për çfarë la pas në trajtën e punës dhe përpjekjeve të tij personale, faqeve të shumta të shkrimeve për gjuhën dhe kulturën, dashurisë dhe hapësirës shpirtërore që na krijoi ne, fëmijëve të tij. Ndjeshmërisë ndaj edukimit si një dritare e pashoq për të kuptuar botën që na rrethon, adrenalinën për të shkuar përpara dhe besimit tek Ne dhe Lirka e tij e dashur, se sa të humbasim në terrin e dhimbjes së largimit të tij.

Prandaj në emër të Lirkës së tij të shtrenjtë, Delës, Martinit dhe timin personal, ju falenderoj me zemër që na u gjendët pranë në këtë kohë ku COVID -19 gjunjëzoi botën, sfidoi dhe ritualet mortore dhe na kërkon që të ndahemi këtu pranë varrit të këtij burri, Babait tim të shtrenjtë, për t’u takuar së shpejti kur të na mundësohet, për të bërë një ceremoni përkujtimore ashtu siç dimë ne ta bëjmë. Deri atëherë, lamtumirë babai im i shtrenjtë! të qoftë i lehtë dheu!”-ka shkruar Fiço.

të fundit

Horoskopi 9 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Në ditë si kjo e sotmja do të ishte mirë të mendoni për të ardhmen afatgjatë, edhe pse ka…

2 hours ago

Kamberi announces the Albanian coalition’s victory: 10 seats on the National Council

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ai…

2 hours ago

More than 200,000 people protest in Amsterdam against Israel, demanding an end to arms sales

Mbi 200 mijë persona kanë mbushur rrugët e Amsterdamit në Holandë, në një protestë masive kundër ofensivës izraelite në Gaza.…

2 hours ago

Disturbing discovery in Athens: Woman’s body found inside an abandoned suitcase; here’s what investigators suspect

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, ku trupi i pajetë i një gruaje…

2 hours ago

There is no excuse for my actions”/ Nvidia CEO admits affair with Chinese woman as company launches investigation into espionage suspicions

Bordi i Nvidia-s do të nisë një hetim për të vërtetuar nëse CEO i kompanisë, Jensen Huang, ishte shënjestër e…

2 hours ago

Fermín López shënon dy herë në derbi, por nuk e sheh veten rival të Raphinhas për Pichichin

Fermín López ka minimizuar gjasat e tij për të konkurruar me Raphinhan për trofeun e Pichichit, pasi shënoi dy gola…

2 hours ago