Disa tregtarë kinezë në Tiranë denoncojnë ardhjen e një bashkëkombasi të tyre ditën e shtunë (1 shkurt) në Shqipëri. Ata thonë për ABC News se personi në fjalë punon si kuzhinier në një restorant kinez në kryeqytet dhe kanë frikë se mund të jetë bartës i korovirusit.
Denoncuesit këmbëngulin se kuzhinieri kinez nuk është vendosur në karantinë.
Tregëtarët kinezë pranë Medresesë në Tiranë, janë të shqetësuar.
Sipas tyre, kuzhinieri i një restoranti kinez në zemër të Tiranës, ka mbërritur ditën e shtunë në Rinas, pasi ishte nisur nga Pekini.
Shuo Chen shprehet se “minoriteti kinez që jeton në Tiranë ka shqetësimin e vet sepse ky person që ka ardhur një ditë më parë është edhe kuzhinier, punon në restorant, ndaj rreziku është më i madh. Sipas njoftimit të ambasadës, personat që vijnë nga Kina duhet të qendrojnë 14 ditë në karantinë”.
Shtetasit kinezë thonë se kuzhinieri me inicialet L. F. nuk i është nënshtruar një kontrolli shëndetësor të imtësishëm në aeroport dhe ai mund të mbart virusin vdekjeprurës.
ABC News kontaktoi restorantin kinez ku punon kushinieri L.F. Në një bisedë telefonike ata thanë se punonjësi i tyre është i kontrolluar dhe i sigurt.
Pas shfaqjes së Koronavirusit, jeta e qyetarëve kinezë në vendin tonë, ka ndryshuar. Tregëtarët janë në kontakt të vazhdueshëm më familjarët e tyre, për tu siguruar që virusi nuk u është afruar.
Kombëtarja e Portugalisë ka fituar finalen e Ligës së Kombeve, pasi ka mposhtur Spanjën pas ekzekutimit të penalltive. ‘Furia e…
Kombëtarja e Portugalisë ka fituar finalen e Ligës së Kombeve, pasi ka mposhtur Spanjën pas ekzekutimit të penalltive. Joao Neves…
Dashi Fale ndikimit shume pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do ece me se miri sot. Do vazhdoni ta…
Segmenti rrugor Shkodër-Lezhë-Laç, është i bllokuar totalisht. Burime për mediat bëjnë me dije se prej më shumë se 5 orësh,…
“...kur vendosa të trokas në këtë institucion (SPAK), për të dhënë shpjegime dhe për të sqaruar pozicionin tim mbi gjithçka…
Në betejën globale kundër ndryshimeve klimatike, një ndihmës i papritur po del në skenë që janë pinguinët dhe jashtëqitjet e…