Categories: Uncategorized

Alarmante: Mbi 500 viktima nga aksidentet gjatë 2019-s në vend

Në vitin 2019, nga aksidentet rrugore në Shqipëri humbën jetën 519 persona, ose gati 12% më shumë se viti i kaluar, sipas të dhënave të INSTAT. Kjo rritje erdhi kryesisht si rrjedhojë e fataliteteve tek femrat, vdèkjet e të cilave u rritën me 47%, kundrejt 2% të meshkujve.

2019-a ka shënuar nivelin më të lartë që nga viti 2013, kur fatalitetet në rrugë arritën një nivel rekord prej 552 personash. Në raport me popullsinë, për 1 milion banorë, janë 182 vdèkje nga aksidentet në vend për vitin 2019.

Të lidhura

None found

Të dhëna të tjera të publikuara nga Eurostat, që i referohen vitit 2018, tregojnë se Shqipëria ka një numër gati katër herë më të larta viktimash nga aksidentet në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian. Në BE si një e tërë kishte gjithsej 52 viktima të trafikut rrugor për milion banorë në BE, sipas Eurostat.

Në krahasim me popullsinë e secilit Shtet Anëtar, nivelet më të ulëta të vdèkjeve në rrugë në vitin 2018 janë vërejtur në Irlandë (29 viktima të trafikut rrugor për milion banorë), Danimarkë (30), Suedi (32) dhe Hollandë (35), përpara Maltës (38), Spanjë (39) dhe Gjermani (40).

Në anën e kundërt të shkallës, nivelet më të larta u regjistruan në Rumani (96 viktima të trafikut rrugor për milion banorë), Bullgari (87), Kroaci dhe Letoni (të dy 77) dhe Poloni (75).

Të dhënat e tjera të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për vendet e rajonit tregojnë se në Maqedoni, në vitin 2016 kishte 64 vdèkje për 1 milion banorë, në Mal të Zi 107, në Serbi 74, në Bosnjë 157.
Aksidentet fatale në Shqipëri, në raport me popullsinë janë të ngjashme me ish vendet e Bashkimit Sovjetik, si Rusia, Kazakistani, Gjeorgjia etj.

Në botë, rekordin për aksidente fatale e mbajnë shtetet e Afrikës, me një mesatare prej 260 vdèkje për 1 milion banorë. Grup moshat që humbin jetën në aksident, rritje rekord e femrave në 2019
Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2019, rreth 26% e jetëve të humbura në rrugë ishin të moshës nën 34 vjeç.

Grupmosha më e përfshirë në aksidente me humbje jete është 45-79 vjeç, me 53% të totalit.
70% e jetëve të humbura në 2019-n ishin meshkuj. Vitet e fundit është vënë re një rritje e vdèkjeve në aksidente nga femrat e lidhur me shtimin e tyre në drejtimin e automjeteve. E fortë ishte sidomos rritja e humbjeve të jetës nga femrat në 2019-n, me 47%, duke arritur në 153, niveli më i lartë historik rekord./Monitor

të fundit

Benatia reagon ashpër për largimin e Xabi Alonsos nga Real Madridi: “E trajtuan si mbeturinë

Medhi Benatia ka kritikuar ashpër mënyrën se si Real Madridi u nda nga Xabi Alonso, duke argumentuar se në futbollin…

2 hours ago

Wenger tërhiqet nga gara për presidencën e FIFA-s

Arsene Wenger ka vendosur të mos kandidojë për president të FIFA-s, duke refuzuar kështu mundësinë për t’u bërë rival i…

2 hours ago

Zhupa: Saranda municipality did not seek funding for the city’s cinema; its dignity will be restored after May 9

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ngriti gjatë shqyrtimit të buxhetit të Qendrës Kombëtare të Kulturës…

2 hours ago

Pandeli Majko at Socialist Party assembly: I have information about 1,000 hours of explicit and corruption-related footage; resign before it is released

Një deklaratë e fortë mësohet të jetë bërë nga ish-kryeministri dhe ish-deputeti socialist, Pandeli Majko, gjatë mbledhjes me dyer të…

2 hours ago

Netanyahu renews call for unity government after election defeat; Eisenkot rejects it: “These tricks don’t work on me

Kryeministri në detyrë i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përsëritur thirrjen për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar me rivalin…

2 hours ago

Fifi flet për dasmën me Adisin dhe zbulon kë do të shihte në Eurovizion

Këngëtarja Fifi ka shkaktuar të qeshura me një deklaratë plot humor për partnerin e saj, Adisin, duke folur me shaka…

2 hours ago