Të martën, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, është dëgjuar eksperti i psikiatrisë forenzike, Arsim Gashi, në rigjykimin ndaj të akuzuarit për vrasjen e gruas dhe vajzës së tij, Pjetër Ndrecaj.
pjeter-
Eksperti Gashi tha se i akuzuari Pjetër Ndrecaj nuk vuan nga ndonjë çrregullim mendor të përkohshëm apo të përhershëm, raporton BetimipërDrejtësi.
“Si ekip vlerësues pas analizimit të të gjitha të dhënave kemi konstatuar se i ekzaminuari Pjetër Ndrecaj nuk vuan nga ndonjë çrregullim mendor i përkohshëm apo i përhershëm, nuk vuan nga prapambetja mendore, si dhe nuk janë gjetur elemente psiko patologjike të cilat kanë mundur të ndikojnë në zvogëlimin e aftësisë për t’i kontrolluar veprimet e tij. Si rrjedhojë në momentin e kryerjes së veprës penale i ekzaminuar ka qenë i vetëdijshëm për rëndësinë e veprimeve të veta.”, deklaroi eksperti Gashi.
Eksperti Gashi, duke iu përgjigjur pyetjeve të mbrojtësit të akuzuarit, avokatit Ndrecë Dodaj, se çfarë zgjidhje marrin në rastet kur i ekzaminuari përgjigjet ndryshe në pyetje të njëjta të ekspertëve të ndryshëm, tha se të dhënat analizohen.
“Gjatë procesit të vlerësimit i ekzaminuari intervistohet disa herë, disa ditë, intervistohet prej të gjithë ekspertëve vlerësues dhe prej secilit veç e veç, dhe të dhënat të cilat i marrim ndryshojnë në kuptimin prej personit në person të njëtit person e që mund të merren që janë të dhëna që nuk janë të natyrës së rëndësishme pasi që kemi të bëjmë me të dhëna të historisë së kaluar dhe dita e ditës është normale që të ndryshojnë. Këto ndryshime analizohen në detaje.” , deklaroi eksperti Gashi.
Në fillim të seancës palët janë deklaruar edhe në lidhje me një letër që pretendohet se është lënë nga e ndjera V.N, e cila nuk u lexua në sallë të gjykimit, pasi që sipas gjykatësi Gëzim Pozhegu, e njëjta nuk është për publikun.
Lidhur me atë letër, prokurori Ali Uka tha se e njëjta nuk ka të bëjë fare me këtë rast penal dhe një shkresë e tillë nuk duhet të jetë pjesë e shkresave të lëndës.
Ndërsa avokati Ndrecë Dodaj, duke u deklaruar lidhur me atë letër, tha se sipas të mbrojturit të tij kjo letër nuk është shkruar nga e ndjera por motra e saj, duke shtuar se nuk e ka ditur se pafytyrësia e njerëzve shkon deri në këtë nivel.
Seanca pritet të vazhdojë me 2 shtator, me dhënien e mbrojtës nga ana e të akuzuarit Ndrecaj.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Gjakovë, më 2 nëntor 2018, për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, e kishte dënuar Ndrecajn me 24 vjet burgim efektiv.
Ndaj këtij vendimi, kishin bërë ankesë të gjitha palët, përderisa Prokurori i Shtetit dhe pala e dëmtuar kishin kërkuar burgim të përjetshëm, mbrojtja kishte kërkuar një dënim më të butë.
Por, më 1 mars 2019, Gjykata e Apelit, kishte njoftuar se kishte ndryshuar vendimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë dhe Ndrecajn e kishte dënuar me burgim të përjetshëm.
Në komunikatën e Gjykatës së Apelit thuhej se veprimet e të akuzuarit Ndrecaj janë ri cilësuar si “vrasje e rëndë” nga neni 179, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.11., i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), dhe ndaj tij është shqiptuar dënimi me burg të përjetshëm.
Sipas Apelit, gjykata e shkalles së parë, nuk i ka vlerësuar në mënyrë të drejtë rrethanat rënduese, e ato posaçërisht rënduese dhe se këto rrethana mbizotërojnë shumëfish më tepër se ato lehtësuese.
Mirëpo, më pas Gjykata Supreme e Kosovës e ka kthyer rastin në rigjykim, duke prishur kështu vendimet e Gjykatës Themelore në Gjakovë dhe asaj të Apelit.
Kolegji i Gjykatës Supreme, kishte gjetur se aktgjykimi i shkallës së parë është i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe se gjykata e shkallës së dytë, në pranimin e këtyre defekteve, në procedurën e pranimit të fajësisë, ka qenë e detyruar që aktgjykimin ta shqyrtojë dhe ta anulojë atë, e jo të kalojë mbi këtë shkelje, e cila është e pranishme dhe që kushtëzon cilësimin juridik, ngase mund të bëhet fjalë për vrasje të rëndë nga neni 179 par.1 nënp.1.11.të KPK-ës, vetëm nëse dy e më shumë vrasje janë kryer me dashje.
Sipas aktakuzës, i akuzuari më 7 gusht 2018, në Gjakovë, në shtëpinë e familjes së viktimës, me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij V.N, dhe vajzën e tij K.N.
Në aktakuzë thuhet se i akuzuari ka shkuar në shtëpinë e vëllezërve të viktimës i armatosur, ku ka qëlluar më pushkën automatike në drejtim të shtëpisë, si dhe ka qëlluar me armë ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij, të njëjtat nga plagët e marra kanë ndërruar jetë.
Prokuroria Themelore Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj Pjetër Ndrecajt, për shkak të veprës penale “vrasje e rëndë” nga 179 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1, 1.3 dhe 1.11 të KPRK-së, dhe për veprën penale “mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…