Ditën e djeshme, fugoni i policisë i cili po transportonte të dënuar në Gjirokastër u aksidentua e si pasojë u lënduan dhe 5 persona.
Policia ka arrestuar shtetasin Hysen Hasa, si drejtues i mjetit të burgjeve. Të plagosur mbetën 5 persona, 2 të paraburgosur, punonjësi i policisë, si dhe dy drejtuesit e mjeteve.
“U arrestua në flagrancë shtetasi Hysen Hasa, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin Sulejman Shehu, banues ne Anëvjosë, Memaliaj.
Kjo pasi rreth orës 08:10, në aksin rrugor Krahës–Tepelenë, në vendin e quajtur Qesarat, shtetasi Hysen Hasa duke drejtuar mjetin tip “Hyunday”, me targa AA306UN, në pronësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me të cilën punonjësit e policisë së burgjeve kryenin transportimin e dy të paraburgosurve nga Tirana për në Sarandë, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me targa AA512LM që drejtohej nga shtetasi Sulejman Shehu, ku gjatë përplasjes ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe ka dëmtuar kioskën e shtetasit Nebi Zeqaj, banues në Qesarat.
Nga përplasja e mjeteve janë dëmtuar shtetasit Julian Rexhep Verbofshi, banues në Tiranë, punonjës policie i Dr.Burgjeve, Fatmir Caushi, i paraburgosur, Razit Halili, i paraburgosur, si dhe dy drejtuesit e mjeteve Hysen Hasa dhe Sulejman Shehu, të gjithë jashtë rreziku për jetën.
Shtetasi Julijan Verbofshi u transportua për në Spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar, dy të paraburgosurit pasi morën mjekim në Spitalin Rajonal në Gjirokastër dolën të shoqërua nga punonjësit e burgjeve ndërsa shtetasit Hysen Hasa dhe Sulejman Shehu ndodhen të shtruar në Spitalin Rajonal “Omer Nishani”, në Gjirokastër”, njoftojnë burime nga policia.
Paraditen e sotme, është mbajtur seanca e parë plenare e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga…
Kryeministrit Edi Rama, ka publikuar bisedën me ministren e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, “Diella”, të cilën e ka pyetur lidhur…
Këtë të premte, seanca parlamentare ka nisur me tensione e debate mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës. Tensionet nisën, pasi…
Këtë të premte, po mbahet seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, pas zgjedhjeve parlamentare të 11…
Ditën e sotme, lideri demokrat Sali Berisha, jashtë Kuvendi u pyet nga gazetarët nëse e kanë gati kandidatin për zgjedhjet…
Këtë të premte, ka nisur seanca në Kuvend ku pritet konstituimi i legjislaturës së re. Seanca ka nisur me Himnin…