Categories: Uncategorized

”Ai me kapele trazoi ujrat”, deputeti flet pas dëshmisë për SPAK (VIDEO)

Deputeti i opozitës Halit Valteri ka folur pas paraqitjes në SPAK, i thërritur pas denoncimit të fortë qe beri dje gjatë interpelancës me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Përballja e tij me SPAK ka zgjatur mbi një orë, dhe pas përfundimit ka thënë për mediat se nuk mund të japë detaje.

“Kam dhënë deponimin tim në SPAK, të gjitha informacionet që kam ia kam shprehur prokurorit Altin Dumani. Nuk do komentoj asnjë gjë tjeter”- tha ai.

Kujtojmë se Valteri e tregoi videon duke hedhur akuza të forta në drejtim të ministrit Lleshaj. Sipas Lleshajt, ka qenë më e lehtë të bëhej identifikimi i personit që ka qenë pa kapele sesa i Redjan Rrajës, i cili ka qenë me kapele dhe që tani është në qeli si i dyshuar për atentatin ndaj prokurorit.

“Po le të futemi në temë. Ju kujtoj atentatin që iu bë prokurorit Arjan Ndoja dhe unë këtu jam për lotët e atij babait që erdhi më takoi e kërkon nga ju zbardhjen e vrasjes. A keni pasur informacione ju për këtë ngjarje, që do të kishte një përplasje mes bandave në Durrës? Vënia para drejtësisë së autorit do të qetësonte babanë e tij”, tha deputeti i opozitës.

“Ky me kapele gjendet, ky pa kapele nuk gjendet, nuk e gjeni sot se e keni karamelen në fyt, ju dhe ata që ju kanë sjellë këtu, pengohet zbardhja e ngjarjes. Nëse do keni vullnet për ta zbuluar, bëjeni dhe jepuni qetësinë atyre prindërve. Nuk doni ta zbuloni se keni hall se pas tyre fshihen ata që ju komandojnë juve. Më vjen keq t’jua them, po më mirë jepni dorëheqjen sa mos të turpëroheni më, se fole për shifrat e drogës dhe kanë kapur më pak. Kur të fillojë korrja nuk do dini ku të futni kokën. I ke të përfshirë të 12 drejtorët, po jua fshehin se ndoshta nuk keni marrë asnjë lekë, më dukesh burrë i mirë për t’u përfshirë me këta maskarenjtë, po të përdornin. Po bëjnë gjëra pas kurrizit, po fshehin vrasjen”, tha Valteri.

të fundit

Protesta e Partisë Demokratike/ Policia arreston 4 persona, procedohen 7 të tjerë

Katër persona janë arrestuar dhe shtatë të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë nga policia, pas protestës së zhvilluar…

9 minutes ago

Shansi historik i Shqipërisë, Emanuela Rusta drejt Botërorit 2026

Shqipëria ka sot një perspektivë të dyfishtë drejt Kampionatit Botëror. Përveç shpresave që Kombëtarja të jetë pjesë e fazës finale,…

21 minutes ago

Skandalet dhe aferat e Ballukut/ BE ndëshkon qeverinë e Edi Ramës, e skualifikon nga…

Qeveria shqiptare, është skualifikuar nga Ministeriali i Energjisë së BE-së. Në një vendim të datës 18 dhjetor, ky ministral ka…

44 minutes ago

Ndarja nga jeta e vokalistit të grupit legjendar “Ilirët”, Policia e Kosovës jep detaje për gjetjen e trupit të pajetë të Shemsi Krasniqit

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me ndarjen nga jeta të Shemsi Krasniqit, i njohur si “Shemi”, vokalisti i…

51 minutes ago

Përjashtimi i 29 deputetëve të PD-së/ Mblidhet sot Sekretariati i Etikës

Mëngjesin e kësaj të marte në orën 10:00, Sekretariati i Etikës, do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e Partisë…

59 minutes ago

Korrupsioni në Maqedoninë e Veriut: Skandalet milionëshe që tronditën shtetin

Biznesmenët Asmir Jahoski dhe Ratko Kapushevski u arrestuan, ndersa zyra e ish-drejtorit të Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të…

1 hour ago