Një aventurë e tmerrshme i ndodhi një vajze 15 vjeçare në një plazh në Lignano. Vajza ishte vetëm dhe po priste disa shoqe kur iu afrua një grup prej tre bashkëmoshatarësh.
Duket se janë dy shqiptarë dhe një egjiptian, të cilët u arrestua më vonë nga policia ndërsa adoleshentja përfundoi në spital ku iu nënshtrua testeve kundër dhunës.
Dy e dhunuan seksualisht dhe i treti po vëzhgonte
Grupi i të huajve dyshohet se ka kryer dhunë seksuale në grup. Mbi të gjitha, ekzistojnë dy të dyshuar për përdhunimin e 15-vjeçares, ndërsa i treti, një bashkëmoshatar i tyre, shikonte se çfarë po bënin miqtë e tij, pa u përpjekur t’i ndalonte ata ose të paralajmëronte ndokënd.
E gjitha filloi pasi vajza e re thirri 113-n ndihmë. Pasi mbërriti makina e policisë në vendngjarje, vajza, me origjinë nga Padova, por që jetonte në Venecia me prindërit e saj, u tha agjentëve se çfarë i kishte ndodhur. Ajo kishte mbërritur në Lignano pasditen e së premtes 14 gusht për të takuar disa miq në bregdet me të cilët do të kalonte mbrëmjen.
Pas pak, megjithatë, ajo do të mbetej vetëm për disa minuta dhe në ato moment i janë ofruar tre të rinjtë. Fatkeqësisht, testet mjekësore të kryera në spital do të kishin konfirmuar atë që ajo pretendoi. Viktima u la nga spitali me një prognozë 15-ditore.
Gjuetia për tre të dyshuarit filloi menjëherë. Policët kontrolluan të gjithë zonën. Të rëndësishme ishin videot e filmuara nga kamerat e sigurisë në zonë, të cilat lejuan policinë të gjente dhe identifikonte treshen, shkruan ‘Il Giornale”.
Komisioneri i Ligës së Veriut për Sigurinë e Rajonit Friuli Venezia Giulia, Pierpaolo Roberti, menjëherë komentoi atë që kishte ndodhur: “Më shumë kontrolle dhe masa më të rrepta, deri në kastrim kimik për ata që kryejnë krime të një natyre seksuale”.
Real Madrid mund të përballet ende me pengesa në përpjekjet për të siguruar një objektiv kyç të afatit kalimtar të…
Fakti që ndeshja Serbi-Shqipëri do të luhet në stadiumin “Rajko Mitiæ” ka ngjallur dyshime të shumta rreth sigurisë së këtij…
Inter do të duhet të bëjë pa Mehdi Taremi në Kupën e Botës për Klube, dhe pritet që ai të…
E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë Rea Shena, menaxhere artistësh dhe rekrutuese talentesh. Ajo ka folur më shumë…
Qeveria e Kosovës ka reaguar dhe shprehur shqetësimin lidhur me situatën e tensionuar mes Izraelit dhe Iranit. Kosova u bëri…
Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 46-vjeçar shqiptar. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ndjekjes së mjetit të shqiptarit…