Vrasja në mënyrë makabre e 50 vjeccares në Mallakastër ka tronditur vendin.
3 adoleshentët kanë pranuar krimin e rëndë, edhe pse fillimisht kanë hezituar të flasin. Madje, nipi i burrit të viktimës, Lusi Saliaj ka filluar të qajë gjatë marrjes në pyetje nga oficerët e policisë, duke u shprehur se kishte frikë të shkonte në burg.
Ai është shprehur se u duheshin paratë, por çdo gjë u iku nga kontrolli pasi gruaja e kishte njohur dhe kishte nisur të bërtiste.
“Neve donim vetëm të merrnim paratë. Ajo më njohu dhe filloi të bërtiste, duke na trembur se mund të na gjente Policia brenda. Nuk e kishim menduar ta vrisnim. Na doli jashtë kontrollit situata. Ju lutem, më falni se e kam frikë burgun”, mësohet të ketë thënë për grupin hetimor adoleshenti Luis Saliaj.
Krimin e kanë pranuar edhe shokët e tij, bashkëpunëtorë. Edhe ata kanë thënë se nipi i familjes i ka orientuar duke u thënë se në shtëpi nuk ka njerëz, por kur kanë ndeshur në rezistencën e gruas, kanë bërë edhe lidhjen e saj dhe më pas vrasjen dhe hedhjen në rezervuar.
Sipas informacioneve të grupit hetimor, gjendja e tyre psikologjike është mjaft e rëndë, ndërsa gjatë gjithë kohës 16-vjeçari, i cili është edhe nipi i burrit të viktimës, ka qenë duke qarë. Pas zbardhjes së krimit të rëndë, në polici janë shoqëruar edhe familjarët e viktimës dhe autorëve të dyshuar.
Të afërmit e 50-vjeçares që bënë edhe denoncimin mëngjesin e së martës për zhdukjen e saj, kanë hedhur akuza të rënda ndaj të rinjve. Ata janë shprehur se autorët duhet të vuajnë dënimin më të rëndë për veprimin që kanë kryer. Ndërkohë, familjarët e autorëve janë pyetur nëse kanë pasur dijeni rreth veprimeve të të rinjve.
Po ashtu, ata mësohet të jenë shprehur se ditët e fundit i mituri ka qenë mjaft i heshtur dhe rrinte i menduar. Por kjo nuk i ka shtyrë ata që ta pyesnin se çfarë kishte ndodhur me të. Ngjarja ka ndodhur më 5 janar, ndërsa Policia bëri me dije se janë arrestuar tre persona për vrasjen, nipin e burrit të viktimës dhe dy shokë të tij.
Materialet zgjedhore kanë mbërritur ditën e sotme edhe për dy KZAZ-ëtë e Lezhës. Kryetari i KZAZ nr.13 në bashkinë e…
Këshilli i Bashkimit Evropian e ka përgatitur një rregullore të re për sanksionet, përmes së cilës do ta akuzojë për…
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Elbasan, ironizoi drejtuesin politik të PD për qarkun Elbasan, Tomorr Alizotin, për deklaratën e…
Dhunohet një efektiv policie i qarkullimit në Kukës nga disa persona. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të detyrës…
Kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti, Edi Rama në takimin përmbyllës të fushatës në Elbasan, tha se demokratët duhet të reflektojnë dhe…
Në qytete si Los Angeles, mblidhen një numër i madh yjesh nga fusha të ndryshme dhe është e zakonshme që…