Categories: Uncategorized

Administrata do punojë nga shtëpia, rregullorja që duhet të zbatohet

Administrata do të punojë në distancë, çka do të thotë se përgjatë gjithë kohës së pandemisë një pjesë e punonjësve nuk do të shkojnë në zyrë. Kjo është bërë tashmë zyrtare me anë të një rregulloreje të miratuar javën e shkuar në një pjesë të mirë të institucioneve ndërkohë që një model është dhënë edhe nga Departamenti i Administratës Publike në mënyrë që ajo të përshtatet rast pas rasti.

Rregullorja qartëson se puna në distancë, pra duke mos shkuar në zyrë për disa punonjës të administratës do të shihet rast pas rasti. Kjo do të thotë se do të merren në vlerësim disa elementë.

Të lidhura

None found

“Në përcaktimin e nëpunësve/punonjësve që mund të punojnë në distancë online institucionet duhet të bazohen në: a) Vlerësimin e llojit të detyrave që ushtrojnë nëpunësit/punonjësit; b) Evidentimin e rasteve të nëpunësive/punonjësve me patologji të ndryshme, të cilët janë më të rrezikuar në rast infektimi nga COVID-19; c) Evidentimin e nëpunësive/punonjësve që kanë në kujdestari fëmijë deri në moshën 14- vjeç ” thuhet në dokument.

Sipas rregullores puna në distancë online ka të njëjtën kohëzgjatje kohore, si edhe puna në ambientet e punës së institucionit. Gjatë punës në distancë online nëpunësit/punonjësit duhet të vënë në dispozicion të eprorëve dhe të njësisë së burimeve njerëzore të institucionit detajet e kontaktit të tyre dhe të jenë të aksesueshëm online gjatë gjithë orarit zyrtar.

“Menaxheri i linjës/eprori direkt duhet të: a) përcaktojë rregulla të qarta se sa shpejt nëpunësi/punonjësi që po punon në distancë online duhet t’i përgjigjet një kërkese/detyre të ngarkuar; b) monitorojë nëpunësit/punonjësit në distancë online për punën që ata po kryejnë, nëpërmjet takimeve të detyrueshme në grup, bashkëpunimit me ekipin, raportimeve ditore/javore/ mujore.

Nëpunësit/punonjësit që punojnë në distancë online duhet të kenë thirrje në ekip një herë në ditë dhe të informohen e informojnë rreth statusit të realizimit të detyrës së dhënë. Atyre duhet t’u sigurohet mundësia për të shkëmbyer informacion.” vlerëson rregullorja.

Rregullorja përcakton edhe mënyrën sesi do të jepen shërbimet për publikun për të evituar kontaktin ose mbipopullimin në zyra, sigurimin e masave shëndetësore, organzimi i mbledhjeve si dhe inspektimet që do të zhvillohen nga Inspektorati i Shëndetit./Monitor

të fundit

Denoncoi “Albanian Files”, gazetari holandez Vincent van Gerven Oei shoqërohet në polici

Mbrëmjen e djeshme, policia ka shoqëruar gazetarin holandez Vincent van Gerven Oei, i njohur për investigimet e tij mbi Shqipërinë…

2 minutes ago

Danillovski warns of measles risk: only five cases, but vaccine coverage is falling

Mbulimi me dozën e parë të vaksinës MRP ka rënë në 62,7 për qind, shumë larg nivelit prej 95 për…

2 minutes ago

Albanians in the Preševo Valley elect National Council representatives

Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës votojnë sot për përbërjen e re të Këshillit Kombëtar Shqiptar, institucion ky që përfaqëson…

3 minutes ago

Visar Memeti votes for the Albanian National Council: Every vote matters

Kandidati Visar Memeti ka votuar sot në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, të cilat po mbahen më 8 nëntor. Përmes…

3 minutes ago

Arnold Jaho extradited from Spain, 41-year-old sentenced to 7 years in prison for fraud and money laundering

Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”.…

3 minutes ago

Aliba Bellingham denies relationship with Andrew Mountbatten-Windsor: We are just acquaintances

Aliba Bellingham, gruaja që u përfol si partnerja e re e Andrew Mountbatten-Windsor, ka reaguar për herë të parë ndaj…

4 minutes ago