Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 23-vjeçar në kuadër të operacionit “Nikla”, pasi akuzohet se abuzoi me një të mitur dhe i vuri ekslpoziv në shtëpinë e saj.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se në pranga ka rënë A. B., 23 vjeç, banues në Krujë, duke e çuar kështu në gjashtë numrin e personave të arrestuar në kuadër të këtij operacioni.
None found
23-vjeçari ishte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Krujës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.
Njoftimi i policisë
Vijon operacioni policor i koduar “Nikla”.
Shkon në 6 numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni.
Kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari i kërkuar për një sërë veprash penale.
Vijimi i operacionit, nga Forca e Posaçme “Shigjeta” e DVP Tiranë dhe Policia Rrugore, në bashkëpunim me Policinë e Krujës.
Në vijim të operacionit policor të koduar “Nikla”, Forcat e Posaçme “Shigjeta”, në bashkëpunim me Komisariatin e Qarkullimit Rrugor, falë edhe shkëmbimit të informacionit me Policinë e Krujës, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 23 vjeç, banues në Krujë.
Kapja e këtij shtetasi u bë në rrugën “Petrit Radovicka”, gjatë kohës që drejtonte mjetin pa leje drejtimi.
23-vjeçari ishte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Krujës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.
Gjithashtu, ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim edhe si autor i dyshuar i vendosjes së një sasie lënde eksplozive në banesën e 17-vjeçares, të cilën shtetasit e arrestuar në kuadër të operacionit “Nikla” e shfrytëzonin për prostitucion.
Veprimet e mëtejshme janë kryer nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/
Në sistemin e trajnerit Maran, të aplikuar te Shqipëria ndaj Finlandës, Mitaj ishte pjesë e mbrojtjes me 3 mbrapa, si…
Një skemë e dyshuar mashtrimi dhe falsifikimi dokumentesh për tjetërsimin e 44.100 metrave katrorë tokë shtetërore është zbardhur nga Prokuroria…
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Taksimetri”, duke arrestuar dy persona, të cilët lëviznin me taksi nga Kruja…
Në aksionet e intensifikuara të Policisë Pyjore, të kryera gjatë tetorit, kundër prerjes së paligjshme të drurëve, transportit dhe tregtisë…
MPB Maqedoni njofton se dje (12.11.2026), në orën 20:35, në fshatin Çegran, në rrethinë të Gostivarit, nëpunës policorë të Zyrës…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë në pritje të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, për të nisur interpelancën. Kjo lidhur…