Categories: Uncategorized

A do të ketë një marrëveshje mes palëve, përgjigjet Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha ka hedhur poshtë çdo zë për një marrëveshje aktuale apo paszgjedhore mes tij dhe Kryeministrit Rama. Në një intervistë në emisionin “Opinion”, Basha tha se ka dy arsye, për të cilat kjo është e pamunndur.

Fevziu: A ka një marrëveshje të diskutuar apo të nënkuptuar, sy më sy apo me ndërmjetës, mes jush dhe Kryeministrit Rama, për këtë situatë dhe atë post zgjedhjeve 202?

Të lidhura

None found

Basha: Propagandë e lodhur dhe e vjetër. E para punës atë që e shpërndajnë kanë versione të ndryshme. Të njëjtën njerëz thonë në mëngjes thonë që ka marrëveshjë që Rama të bëhet President dhe Meta Kryeministër dhe pasdite thonë që Basha Kryeministër dhe Rama President.

Tani të them diçka serioze.

Përtej dallaverexhinjve të vegjël dhe provincialë, që megjithëse u pasuruan, ndërtuan vila, blenë makina e prapë se prapë mbetën provincialë të vegjël, përtej dallaverexhinjve të Tiranës, ka dy gjëra fondamentale, që s’ka të bëjnë as me ata dhe as me darkat e tyre për të mbajtur në këmbë një kufomë si Edi Rama.

E para nuk ka për të patur ndryshim të vërtetë pa ndëshkuar Ramën Veliajn, ministrant e tyre për çdo shkelje ligjiore. Rruga mund të mos jetë e shpejtë, por ky është zotimi im personal si kryetar i opozitës dhe nesër drejtues i ardhshëm.

Nuk do të ketë as aministi të fshehur dhe as marrëveshje për këtë. Nuk kam as mllef dhe as diçka personale. Por kam realizimin, që pa ndëshkimin e krimeve, ajo shoqëri i përsërit ato.

E dyta, si mund të mendohet që të jemi bashkë? Rama i ka bërë zgjedhjet e veta, paratë e shqiptarëve 2 miliardë euro ja ka dhënë oligarkëve, mbi 700 milionë euro i ka bërë buzëkuq elektoral. Nuk ka komb në Ballkan dhe Europë që i janë rritur taksat më shumë se shqiptarëve në këto 7 vite. Sa e ke taksën? 23 % ka shkuar apo jo? Faturat e energjisë? Karburanti më i shtrenjti në Europë? Ja dha tendera oligarkëve dhe bleu pllaka që dalin me shiun e parë. Unë kam një tjetër projekt që është anulimi i këtyre projektve.

të fundit

Prishtina thellon shkëputjen në krye, Malisheva dhe Drita e ndjekin – tabela pas javës së 13-të

Java e 13-të e Albi Mall Superligës së Kosovës ka përfunduar me rezultate interesante, ndërsa skuadrat tashmë do të shkojnë…

2 minutes ago

Skandali i mbetjeve toksike, largohet administratorja e Albchrome

Shpërthimi i skandalit të rëndë mjedisor në Uzinën e Ferrokromit në Elbasan ka sjellë lëvizje në piramidën drejtuese të kompanisë…

8 minutes ago

Nudizëm, lojëra për të rritur dhe kushte të rrepta: si do të zhvillohet kroçera e pazakontë në Karaibe

Një prej kroçerave më të pazakonta në botë pritet të nisë udhëtimin më 9 nëntor nga PortMiami, në Florida të…

15 minutes ago

Përplasjet me studentët në protestë, Berisha kërkon bashkim të opozitës për zgjedhjet lokale

Deputetët e opozitës edhe gjatë protestës së djeshme u përballën me refuzimin e studentëve.  Por numri një i PD doktor…

16 minutes ago

Ilire Dauti i përgjigjet Dimitrievskit: Shqiptarët përbëjnë mbi gjysmën e numrit të maqedonasve

Deputetja e Lidhjes Shqiptare, Ilire Dauti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së liderit të ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, i cili, sipas…

20 minutes ago

Spitali i Kumanovës planifikon të punësojë 20 specializantë deri në fund të vitit

Nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës paralajmërojnë punësimin e 20 specializantëve të rinj, edhe atë deri në fund të këtij…

20 minutes ago