Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha të premten, se janë duke u zhvilluar bisedime midis vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në lidhje me mundësinë e zgjatjes ose jo, të mbylljes së kufijve, përtej festës së Pashkëve.
“Ne jemi në konsultim me vendet anëtare se si të vazhdohet përtej Pashkëve”, i tha ajo radio 1 Europe, transmeton Reuters.
Von Der Leyen përsëriti gjithashtu se buxheti i ardhshëm i BE-së duhet të marrë formën e një “Plani Marshall” të ri për të nxitur rimëkëmbjen e Evropës nga shpërthimi i koronavirusit.
Dy vendet me numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi janë Italia dhe Spanja – të dyja anëtare të BE-së.
Më 17 mars, vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mbyllin kufijtë e BE-së për të gjitha udhëtimet jo thelbësore për 30 ditë.
Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të…
Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…
Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…
Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…
Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…