Ministrja e Arsimit Besa Shahini dhe ajo e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë dalë në një komunikim për mediat në lidhje me rinisjen e procesit mësimor në shtator dhe protokolleve që duhet të ndiqen.
Shahini tha se shkollat që plotësojnë kriteret, do të vijojnë procesin mësimor nomralisht në bazë të zbatimit të disa protokolleve, ndërkohë që ku ka shumë nxënës do të vijojë me turne.
“Po shikojmë disa skenarë për hapjen e shkolla,. Kemi parë modelet e vendeve të tjera si Gjermania dhe Zvicra pa bërë shumë ndryshime sepse kanë klasa me pak nxënës. Vendet e rajonit kanë vendosur ti hapin shkollat pjesërisht. Ne duam ti hapim shkollat për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar. Ato do të hapen sipas protokolleve të caktuara. Do të bëhen me turnëe kur ka shumë nxënës. Aty ku ka shkolla me shumë nxënës do të hapen me turne, ndërsa ku ka pak nxënës do të nis normalisht në bazë të protokolleve”, tha Shahini.
Nga ana e saj Manastirliu tha se një studim ka treguar se në qendrat arsimore nuk ka pasur përveç rasteve sporadike përhapje të virusit.
“Një studim ka treguar se infektimi në shkolla ka qenë i rrallë, por ato do të hapen nën kushte strikte të higjenës, distancimit fizik dhe protokolleve të caktuara. Pavarësisht rasteve sporadike nuk kemi pasur shpërthim në nëpër institucione të tilla.”, tha Manastirliu.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…