Categories: Uncategorized

​Shtimi i rasteve me COVID 19, IKSHPK kërkon ndihmë nga institucionet

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike pas shtimit të numrit të rasteve të reja me coronavirus brenda 24 orëve në nivel vendi ka apeluar te qytetarët që të vazhdojnë me zbatimin e masave të institucioneve shëndetësore, pasi që vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet deri te shuarja e plotë e COVID-19.

Të dielën në Kosovë janë konfirmuar edhe 14 raste të reja, numër ky më i lartë krahasuar me ditët e kaluara kur ishte raportuar për një numër më të vogël të rasteve që kishte rënë deri në një rast të vetëm.

Të lidhura

None found

Me numrin e së dielës mbrëma, bilanci i përgjithshëm arrin në 884 në kohën kur Ministria e Shëndetësisë ka dalë me masa për lehtësimin e lëvizjes së qarkullimit për qytetarët nga një orë e gjysmë në ditë në gjithsej tri orë, raporton Telegrafi.

IKSHPK theksoi se virusi akoma gjendet në mesin tonë dhe se qytetarët duhet të vazhdojnë të mbajnë distancën fizike dhe maskat, dhe se lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

“Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm. Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19. Kini kujdes pasi akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve. Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja, sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj”, thuhet në deklaratën e IKSHP-së, e cila fton institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për një angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.

Ndryshe, mbrëmë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se janë konfirmuar 14 raste të reja me COVID-19, në vendin tonë.

Ndërkaq edhe dy pacientë janë shëruar, duke çuar numrin e përgjithshëm në 655 raste, raporton Telegrafi.

Të dhënat janë bërë të ditur nga IKSHPK-ja, në bazë të 200 mostrave të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Gjilanit 9 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Gjilan dhe 1 rast Livoç i Epërm), komuna e Prizrenit 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Prizren) dhe me 1 rast vendbanimet: Pejë, Studime e epërme-Vushtrri dhe Prishtinë.

“Nga data 08 shkurt deri më 10 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 9.934 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 884 raste, me gjithsej 28 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

të fundit

Everest Kazheli largohet pas tre orësh nga drejtimi i Kadastrës në Elbasan, emërohet Gentian Mahmutaj

Everest Kazheli, i emëruar në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në Elbasan, ka dhënë dorëheqjen vetëm tre orë…

5 minutes ago

VIDEO/ Rey Manaj shënon dy herë dhe asiston për golin e Valon Ethemit në fitoren e Sivassporit

Rey Manaj Sivasspor është duke kryesuar momentalisht në shifrat 4-0 përballë Pendikspor, ndeshje e vlefshme për javën e 9-të të…

9 minutes ago

Presidentja Shiroka Pula dhe komandanti i FSK-së diskutojnë për rritjen e kapaciteteve ushtarake

Presidentja e Republikës së Kosovës dhe njëherësh Komandante Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Justina Shiroka Pula, priti…

9 minutes ago

Ky është çifti i lidhur me tragjedinë në Gjilan, burri dyshohet se vrau gruan dhe vëllanë e saj

Valon Ramushi është emri i të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur pasditen e së premtes në Livoq…

10 minutes ago

Franca angazhon 3,000 mësues të rinj pas protestave, por studentët paralajmërojnë vijimin e tubimeve

Qeveria franceze ka njoftuar angazhimin e 3,000 mësuesve zëvendësues në rreth 500 shkolla të mesme, në përpjekje për t’iu përgjigjur…

16 minutes ago

Trendafilov: Shporta minimale nuk mund të përcaktohet nga qeveria

Pas publikimit të shportës qeveritare të shpenzimeve mujore reagim të menjëhershëm ka pasur nga Lidhja e sindikatave të RMV-së. Ata…

17 minutes ago