Categories: Uncategorized

68 pako me heroinë, kapet i shumëkërkuari nga Durrësi

Kapet organizatori i trafikut dhe poseduesi i 38 kg heroinë të sekuestruara në Portin e Durrësit dy javë më parë.

Sektori për Narkotikët në DVP Durrës ka zbardhur skemën e organizmit të tentativës për trafikim të sasisë së lëndës narkotike të sekuestruar.

Të lidhura

None found

Më datë 17.05.2020, në PKK Port Durrës, shërbimet e Policisë Kufitare, në bazë të analizës së riskut, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës dhe autoritet doganore, ushtruan kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, në kamionin që drejtonte shtetasi Dh. Z. dhe si rezultat i kontrollit, poshtë sediljeve u konstatuan dy vende të fshehura, brenda të cilave ishin fshehur 68 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, si dhe vunë në pranga drejtuesin e kamionit, shtetasin Dh. Z., 49 vjeç, banues në Babrru, Tiranë.

Në vijim të punës për zbardhjen e plotë, identifikimin dhe kapjen e personave organizatorë të kësaj tentative për trafikim të drogave të forta drejt Italisë, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, pas një pune operativo-gjurmuese dhe hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, bënë të mundur sigurimin e provave dhe zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Mbi bazën e provave të grumbulluara, paraditen e sotme, Prokuroria nxori urdhrin e ndalimit për shtetasin Pirro Çapi, 55 vjeç, banues në lagjen nr. 4 Durrës.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në zbatim të urdhrit të ndalimit, e kanë kapur dhe ndaluar shtetasin Pirro Çapi në afërsi të banesës së tij, në rrugën “Kumini”, në lagjen nr. 4 Durrës.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është organizatori dhe poseduesi i sasisë prej 38 kg heroinë të kapur në datën 17.05.2020, në Portin e Durrësit.

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materiale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

të fundit

Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama publikon pamjet, tavolinën ku ftonte të rinjtë për dialog e quan destinacion turistik

Ndërsa studentët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ky i fundit ka publikuar sërish tavolinën prej guri të…

7 minutes ago

Grupi qeveritar për apelimin e aktgjykimit të Hagës zhvillon sot mbledhjen

Grupi Punues i themeluar nga Qeveria për hartimin dhe bashkërendimin e Strategjisë Shtetërore, që lidhet me procedurën e apelimit të…

12 minutes ago

Sjelljet që mund të tregojnë se është e vështirë të komunikosh me ju

Disa zakone që na duken krejtësisht të padëmshme mund të ndikojnë në mënyrën si na shohin të tjerët. Dhe shpesh,…

15 minutes ago

Gjetja e një partnereje po bëhet më e vështirë për burrat: Çfarë po i ndërlikon njohjet?

Mundësitë për t’u njohur janë shtuar, por një paradoks i heshtur po i bën lidhjet më të ndërlikuara. Ajo që…

15 minutes ago

Chris Langan, i cilësuar si njeri me IQ deri në 210, përgjigjet nëse beson te Zoti

Chris Langan, i njohur për inteligjencën e jashtëzakonshme dhe teoritë e tij mbi universin, ofroi një shpjegim që shkon përtej…

16 minutes ago

Emre Belozoglu merr vendim për Vedat Muriqin te Fenerbahce

Vedat Muriqi pritet të rikthehet në formacionin titullar të Fenerbahces për ndeshjen ndaj Çorum FK, pasi sulmuesi kosovar ka bindur…

22 minutes ago