Categories: Uncategorized

660 shqiptarë pritet të riatdhesohen, Balluku sqaron si do të veprohet në vijim

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka shpjeguar në emisionin Opinion, vijimin e procesit të riatdhesimeve për të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë mbetur jashtë. Balluku tha se janë kthyer deri tani 814 shqiptarë dhe procesi do të vijojë edhe në linja të tjera.

“814 shqiptarë janë kthyer me 7 segmente të fluturimeve që kemi bërë, por ndërkohë edhe nga Shqipëria kemi transportuar udhëtarë në destunacione të tjerë, në total, 1432.

Të lidhura

None found

Procesi i riatdhesimit është dinamik. Ne dimë aq numra sa kemi të deklaruar të rezervuar.

Deri në datën 26 do kemi edhe 660 qytetarë që kthehen duke e çuar numrin në rreth 1500 qytetarë, brenda 8 ditëve në 14 fluturime.

Parisi është një destinacion që i ka vendet e ezauruara. Londra po përgatitet për flurturimin e dytë pasi fluturimi i parë është kthyer sot. Madridi është një destinacion që do të kryhet gjatë javës së ardhshme. Ndërkohë është future Bukureshti që nuk e kemi diskutuar, por kërkesa ka qenë e madhe si dhe Vjena të cilën e deklaroj, pasi leja është e marrë tashmë, do të kryhet në datën 27, ditën e hënë”, tha Balluku. Ndërkohë, Balluku tha se situata paraqitet pak më e vështirë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Deri më sot kanë ardhur 26 qytetarë në shtete të ndryshme të SHBA. Jemi munduar që me kompani të tjera siç është Lufthansa apo Tuksih, por ato avionë kthehen me qytetarët e tyre dhe mbi të gjitha nuk ndalojnë as në aeroportet ndërkombëtare, por në aeroportet ushtarake për t’i çuar qytetarët në karantinë”, tha Balluku.

“Ne do të vazhdojmë të kemi në çdo qytet nga i cili ju keni prenotuar, udhëtime të tjera. Roma do përsëritet, Milano gjithashtu, Londra ka luturimin e dytë, Frankfurti fluturimin e tretë dhe kështu me radhë. Asnjë qytetar nuk do mbetet pa riatdhesuar”, deklaroi ministrja.

të fundit

We don’t feel safe at all” – Woman describes threats against her and her children after ex-husband killed her two brothers

N.N., gruaja që ish-bashkëshorti ia vrau dy vëllezërit një vit më parë, ka rrëfyer se ajo dhe fëmijët e saj…

8 seconds ago

Politico: Five developments Trump’s midterm election defeat could bring for Europe

Humbja e republikanëve në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA dhe forcimi i demokratëve në Kongres pritet të ndryshojnë…

23 seconds ago

Democrats secure both chambers of US Congress as vote counting continues

Demokratët kanë shënuar një fitore të madhe në zgjedhjet e mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke…

37 seconds ago

Fatal crash in Durrës: 48-year-old passenger killed, driver flees the scene

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Durrës.…

52 seconds ago

Shteti nuk e mbrojti: Femicidi që tronditi Kosovën

Arlinda Zekaj iu drejtua policisë shumë herë duke kërkuar mbrojtje. Por policia mendonte se ajo po e ekzagjeronte. Më 25…

1 minute ago

VIDEO/ Students reject Rama and demand his resignation; he renews call for dialogue, brings stone table outside prime minister’s office

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe këtë të mërkurë thirrjen për dialog drejtuar studentëve, të cilët prej disa javësh vijojnë…

1 minute ago