Categories: Uncategorized

50 euro gjobë për këdo që kapet pa maskë, ky shtet merr vendimin ekstrem

Gjoba prej 50 eurosh për këdo që kapet pa maskë, ndalim i festave të mëdha publike deri vitin e ardhshëm. Gjermania shtrëngon masat për të frenuarCOVID-19.

Kancelarja Merkel dhe 16 kryeministrat e landeve njoftuan se në kuadër të një sërë masash që synojnë të zvogëlojnë numrin e rasteve të koronavirusit në Gjermani do ta zgjasin ndalimin e organizimit të festave dhe të veprimtarive të mëdha publike deri vitin e ardhshëm.

Kancelarja Angela Merkel theksoi pas video-konferencës se “në tërësi mund të themi me të drejtë se deri tani ne e kemi kaluar mirë këtë pandemi. Megjithatë ne shohim po ashtu se javët e fundit numri i infeksioneve është rritur”. Ne e marrim shumë seriozisht këtë rritje të numrit të infeksioneve gjatë muajve të verës, shtoi kancelarja.

Masat e tjera përfshijnë një gjobë minimale prej 50 eurosh për këdo që kapet pa maskë në dyqane dhe mjetet e transportit publik. Në lidhje me kufizimin e numrit të pjesëmarrësve në festa private nuk u arrit ndonjë marrëveshje. Në vend të kësaj Merkel dhe kryeministrat e landeve u kërkuan gjermanëve të “peshojnë në mënyrë kritike” për çdo rast të caktuar nëse festa private është “e domosdoshme” dhe “e justifikueshme”.

Pushuesit dhe festuesit

Takimi midis Merkel dhe kryeministrave të landeve u zhvillua në një kohë kur në Gjermani po shënohet një rritje serioze e rasteve të koronavirusit. Shifrat e përditshme të infeksioneve në Gjermani janë rritur në nivele që nuk janë parë që nga fundi i prillit.

Si përgjegjës për përhapjen e virusit dhe për këtë rritje të infektimeve konsiderohen pjesërisht pjesëmarrësit në festat lokale, por edhe pushuesit që kthehen nga pushimet.

Kjo shpjegon edhe një masë tjetër për të cilën u ra dakord në takim: fjala është për ndërprerjen e testimeve falas për koronavirusin të udhëtarëve që kthehen nga zona jo me rrezik. Tani rëndësi do t’u jepet rregullave të karantinës për personat që kthehen nga rajone me rrezik të lartë.

Problem pakujdesia dhe shpërfillja e rregullave

Zyrat e Shëndetit Publik thonë se problem është bërë edhe pakujdesia dhe shpërfillja e rregullavenga ata persona që nuk ndjekin masat e higjenës dhe të distancimit fizik. Kjo shpjegon edhe vendimin për gjobitjen në shkallë vendi të atyre që nuk mbajnë maskë. Më parë dënimet ishin shumë të ndryshme nga shteti në shtet.

Merkel dhe kryeministrat e landeve theksuan se “mbulimi i gojës dhe hundës në mjedise të caktuara publike është i detyrueshëm dhe duhet të kontrollohet dhe sanksionohet në mënyrë të vazhdueshme nga autoritetet e rendit publik”./ DW

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

8 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

8 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

9 hours ago