Categories: Uncategorized

4 moderatorë, largimet e bujshme nga Top Channel (FOTO LAJM)

Me nisjen e sezonit të ri televiziv nis edhe lëvizja e emrave të njohur të ekranit nga televizione të ndryshme. Kontrata që rinovohen e të tjera që përfundojnë, ekranet shqipare janë nën turravrapin e vrullshëm për të bërë gati programacionin që do t’i servirin publikut muajt e ardhshëm.

Top Channel duket se do të jetë një ndër televizionet që do të sjelli më shumë ndryshime këtë sezon të ri. Emra të rinj që i bashkohen këtij ekrani, e po ashtu sipas zërave korridoreve të këtij televizioni, katër prej emrave ikonikë të këtij ekrani nuk do të jenë këtë sezon pjesë e Top Channel.

Pak ditë më parë u tha se ‘blerja’ e re e Topit është moderatorja Bora Zemani, e cila do të prezantojë programin ‘Përputhen’, program ky që këtë sezon do të zërë fashën orare te ‘Dilema’ moderuar sezonin e kaluar nga Eno Popi.

Ndonëse një prej emrave ikonë të Top Channel, duket se për Eno Popin dhe programin e tij ‘Dilema’ nuk ka patur një rinovim kontrate këtë sezon. Nuk dihet arsyeja pse nuk do të vijojë “Dilema” këtë sezon por me gjasë, duke qenë se ky program kërkon patjetër një numër të madh njerëzish në studio, për shkak të pandemisë është dashur të merret ky vendim.

Duket se as për Dojna Memën nuk është parë e arsyeshme që të ketë një rinovim kontrate këtë sezon, pasi drejtuesit e Top Channel kanë vendosur që programi ‘Pop Culture’ të mos transmetohet më.

Pas 15 vitesh në ekranin e Top-it bukuroshja Xhemi Shehu ka dhënë dorëheqjen nga ky ekran si dhe nga programi “Portokalli”. Ende nuk dihet nëse Xhemi do të shfaqet në një tjetër ekran, apo nëse moderatorja ka vendosur të tërhiqet nga televizioni.

Burim të pakonfirmuara bëjnë me dije se edhe Alban Dudushi do të lerë shtëpinë e tij pas rreth 20 vitesh karrierë në Top Channel. Ndërsa e shoqja Bieta do të vijojë me programin e pasdites në këtë ekran, ende nuk dihet se me ç’televizion ka lidhur kontratë Dudushi për këtë sezon.

të fundit

Horoskopi 26 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria…

4 hours ago

Vuçiç përsërit thirrjen ndaj protestuesve për dialog: Iu kam ofruar atyre debat të hapur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë muajve…

4 hours ago

EMRAT/ Identifikohet viktima e aksidentit në Vorë, policia shoqëron në komisariat shoferin

Kujtim Luka 66 vjeç është viktima e aksidentit të mbrëmjes së kësaj të hëne në Vorë. Sipas raportimeve, Luka u…

4 hours ago

“Nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së”, Osmani: Ne nuk flirtojmë me fuqi të tjera! Rusia, Kina e Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së fundi ka zhvilluar një intervistë për televizionin polak “TVP World” ndërsa është pyetur për…

5 hours ago

Parlamenti i ri gati për nisje/ Data e seancës së parë dhe tre emrat e mundshëm të drejtuesit

Muaji shtator shënon nisjen zyrtare të legjislaturës së re parlamentare në Shqipëri, pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 11…

5 hours ago

4-vjeçarja u mb*t në pishinë në Greqi, lirohen me kusht prindërit dhe gjyshi i të miturës shqiptare, nesër përcillet në banesën e fundit

Prindërit dhe gjyshi i vajzës 4-vjeçares shqiptare që u mbyt në pishinën e një vile në Paxos janë liruar me…

5 hours ago