Categories: Uncategorized

4 korriku i SHBA-ve: Rama, Meta dhe Basha bëhen bashkë

Ambasada e SHBA në Shqipëri ditën e djeshme ka organizuar një ceremoni për Festën e Pavarësisë së SHBA-ve, ku kanë marrë pjesë edhe zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar.

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, me anë të një statusi në rrjetin social Tëitter ka postuar foto nga momentet e festës.

Të gjithë krerët më të lartë të shtetit dhe politikës shqiptare janë mbledhur në rezidencën e ambasadores amerikane.

Në fotot e publikuara nga ambasadorja Yuri Kim shihet se në ceremoni ka qenë kryeministri Edi Rama, kreu i bashkisë Tiranë Erion Veliaj, Presidenti Ilir Meta, Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryedemokrati Lulzim Basha.

Në këtë takim nuk mund të mungonte ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, i cili ka qenë krah politikanëve shqiptarë.

“E nderuar të festoj 244 vjetorin e tonë me Ilir Metën, Edi Ramën, Gramoz Ruçi, Erion Veliaj, Lulzim Bashën. Faleminderit të gjithëve miqve shqiptarë për urimet. Shohim përpara për festime më të mëdha vitin tjetër”, shkruan ambasadorja Kim në postim.

të fundit

FIFA i bllokon merkaton klubit të Kristiano Ronaldos

Nuk janë vetëm klubet shqiptare ata të cilët do të vuajnë ndalimin e merkatos gjatë dritares së janarit. Me sa…

5 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.9 lekë dhe do shitet me…

9 minutes ago

Presidenti Putin: S’do të ketë më luftëra nëse Perëndimi e trajton Rusinë me respekt

Presidenti rus Vladimir Putin, ka thënë se nuk do të ketë më luftëra pas Ukrainës, nëse Rusia trajtohet me respekt…

19 minutes ago

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme, 20 Dhjetor 2025

Këtë të shtunë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e…

27 minutes ago

Horoskopi 20 dhjetor, mos u dorëzoni: Zbuloni surprizat e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Marrëdhënia ne çift nuk do jete ashtu si ju e kishit menduar. Qe ne orët e mëngjesit do debatoni…

8 hours ago

64 vite Festival i Këngës/ Drejtoresha e RTSH, Eni Vasili: Skena e identitet tonë kulturor që ka bashkuar shqiptarët përmes tingujve, sistemeve dhe kufijve

Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar, Eni Vasili, përcolli një mesazh të fortë dhe emocionues gjatë Fest 64, duke…

9 hours ago