Categories: Uncategorized

35-vjeçari bën për spital fëmijën e partneres, kapen 7 persona në Tiranë

Policia, krahas angazhimit për zbatimin e masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë vijuar punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pránga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në pránga edhe një shtetase që ishte shpallur në krkim.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 5 u bë arrstimi në flagrancë i shtetasit A. K., 35 vjeç, për veprën penale “Keqtrajtimi i të mitùrit” sepse në rrugën “Bulevardi Blu”, ka keqtrajtuar fizikisht, duke i shkaktuar dëmtime serioze për jetën, fëmijën e mitur të bashkëjetueses së tij, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Të lidhura

None found

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 2, nisur nga një raportim dixhital, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. XH., 36 vjeç, sepse në rrugën “Isuf Banka”, gjatë kontrollit në një ambient në pronësi të këtij shtetasi, iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale, 47 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 1 karikator automatiku (bosh dhe pa sustë), një dorezë metalike, si dhe 1 kuti kartoni me pajisje për pastrimin e armëve të zjarrit.

Gjithashtu, u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i shtetasve:

E. K., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës iu gjetën dhe u sekuestruan shtatë doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe 3 tableta metadon;
XH. L., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së këtij shtetasi iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, gjashtë qese farmaceutike me lëndë narkotike cannabis sativa;
M. B., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa;

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. H., 55 vjeç, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vepra të turpshme në familje”, sepse në mënyrë të përsëritur dhe në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kunatës së tij (e pajisur me urdhër mbrojtjeje) dhe ndaj fëmijëve të saj të mitur.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. V., 36 vjeç, sepse në rrugën “Unaza”, në parkimin e Bashkisë Vorë, ka vjedhur mjetin në pronësi të shtetasit M. S., i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë është kapur dhe ndaluar shtetasja A. H., 28 vjeçe, e shpallur në kërkim për për veprën penale “Dhuna në familje”. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

të fundit

Fitoret e demokratëve në SHBA tronditin aksionet e firmave të IA-së, vëmendja përqendrohet te Teksasi

Aksionet e kompanive të lidhura me inteligjencën artificiale pësuan rënie gjatë tregtimit gjatë natës, pas fitoreve të konsiderueshme të demokratëve…

4 minutes ago

CNN: Trump u kërkon donatorëve republikanë fonde për fushatën dhe ngre alarmin për një tjetër procedurë shkarkimi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar mbështetësit e tij për mundësinë e një procedure të re shkarkimi nga detyra, nëse…

4 minutes ago

Shpërthen një mjet piroteknik në shkollë në Gjermani, 10 nxënës lëndohen dhe pesë dërgohen në spital

Një incident i rëndë është regjistruar në një shkollë të mesme në qytetin Oberhausen të Gjermanisë, ku shpërthimi i një…

5 minutes ago

Ligji i ri për barnat parashikon raportimin në kohë të mungesave nga prodhuesit

Ministria e Shëndetësisë po përgatit një ligj të ri për barnat, i cili parasheh rregulla më të rrepta për disponueshmërinë,…

8 minutes ago

SDSM accuses Mickoski and Slaveski over Alta Bank’s entry into Macedonia

Nga LSDM thonë se "për Alta Bankën, e gjithë përgjegjësia është e Hristijan Mickoskit dhe Trajko Slaveskit, ata e sollën…

11 minutes ago

Ramadan Morina appears in court for war crimes in Burim, Malisheva

I akuzuari për krime lufte kundër popullatës civile gjatë vitit 1999 në Kosovë, Ramadan Morina, është sjell para Gjykatës Themelore…

11 minutes ago