Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, ku një 35 vjeçar ka humbur jetën, teksa po punonte në ndërtimin e një pallati në Tiranë.
Ditën e sotme, Policia ka arrestuar në flagrancë inxhinierin e firmës së ndërtimit dhe procedohet penalisht administratori i firmës nënkontraktore, pasi shkelën rregullat e mbrojtjes në punë.
None found
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, i shtetasit R. P., inxhinieri i firmës ndërtuese (personi përgjegjës për sigurinë e punëtorëve në punë), pasi ditën e djeshme, në rrugën “3 Dëshmorët”, në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia punëtori shtetasi A. K., 35 vjeç, i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi E. K., administratori i firmës nënkontraktore.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, i shtetasit E. H., 38 vjeç, pasi në rrugën “Hysni Xhura”, ka goditur me grushte në fytyrë shtetasin S. D., për motive të dobëta.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Një qytetar që do të zgjedhë në të ardhmen trenin për të shkuar në Aeroportin e Rinasit nuk do të…
Një grup protestuesish kanë pritur kryeministrin Edi Rama në zonën e Manëzit, teksa ky i fundit po udhëtonte drejt Gjirit…
Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në rrugën e Arbrit. Dy automjete mësohet se janë përplasur…
Kryeministri Edi Rama ka nisur ndryshimet në drejtimin politik të qarqeve gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, që…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste po zhvillohet këtë të shtunë në resortin në Gjirin e Lalëzit, ku janë mbledhur ministrat,…
Maqedonia renditet e 41-ta midis 48 ekonomive evropiane sipas produktit të brendshëm bruto (PBB) të parashikuar për frymë për vitin…