Në 16 vjetorin e krijimit të LSI-së, kryetarja Monika Kryemadhi, thotë se ka ende një mision të pakryer.
Kryemadhi thekson se në raport me prioritetin kombëtar të integrimit të Shqipërisë në BE, misioni i LSI-së, është ende një sfidë e përgjegjësi e pakryer.
None found
“Pavarësisht se jo për faj të saj, ç’ka e bën rolin e LSI-së në realitetin e sotëm politik shqiptar jo vetëm të veçantë, por edhe jetik, përcaktues dhe shpëtimtar për të ardhmen europiane të vendit”.
Në urimin e saj, Kryemadhi shton se partia që ajo drejton nuk lindi vetëm për të krijuar një pol të ri shprese për të rinjtë dhe për të vjetrit me mendim të ri, “por edhe për t’u dalë zot fateve të vendit e për t’u bërë përcaktuese dhe garante e kahjes euroatllantike të zhvillimit të Shqipërisë”.
Reagimi i plotë
MISIONI I PAKRYER I LSI-së …
Përtej çdo klisheje e përkundër sloganeve patetike të servilëve gjithëfarësh që gëlojnë gjithkund në mjedisin politik shqiptar e që mezi presin rast të shfaqen, sot, në përvjetorin e gjashtëmbëdhjetë të lindjes së LSI-së, më shumë se sa t’i themi gëzuar njëri-tjetrit, është koha e duhur të kujtojmë se ajo u formësua si lëvizje për një mision të madh me prioritet kombëtar integrimin europian të vendit, enkas i përveçuar edhe në emrin e saj, dhe si shprehje e vullnetit të një brezi të ri protagonistësh politikë të faktorizuar si të tillë, prej rolit të tyre në rend të parë me lidhje të drejtpërdrejtë me idealet e dhjetorit 1990 dhe me misionin kryesor dhe më epokal të periudhës në kapërcyell prej komunizmit në demokraci:Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa.
Ndaj, parë në raport me këtë prioritet kombëtar, misioni i LSI-së është ende një sfidë e përgjegjësi e pakryer, pavarësisht se jo për faj të saj, ç’ka e bën rolin e LSI-së në realitetin e sotëm politik shqiptar jo vetëm të veçantë, por edhe jetik, përcaktues dhe shpëtimtar për të ardhmen europiane të vendit.
LSI nuk lindi vetëm për të krijuar një pol të ri shprese për të rinjtë dhe për të vjetrit me mendim të ri, por edhe për t’u dalë zot fateve të vendit e për t’u bërë përcaktuese dhe garante e kahjes euroatllantike të zhvillimit të Shqipërisë.
Ndaj, zgjedhjet e afërta politike, janë sfida e madhe e LSI-së jo vetëm për të garantuar rotacionin politik dhe ndryshimin shpëtimtar të qeverisjes, por më shumë se kaq, për rikthimin e vendit në rrugën e integrimit europian, prej nga ku e ka larguar politika e mbrapshtë, korruptive dhe e papërgjegjshme e një klike të trukuar nën emrin e rilindjes, dukshëm në shërbim të klaneve kriminale, dhe po aq e kriminalizuar edhe vetë prej bashkëjetesës me korrupsionin dhe krimin.
Sfida është e gjitha e LSI-së. Është koha e përmbushjes së një misioni të pakryer.
LSI është përpara përgjegjësisë të bëhet promotore e Ndryshimit të Madh duke ngjallur besimin e të gjithëve, e më së pari të të rinjëve, se ndryshimi është në dorën e tyre, si një përgjegjësi, si një mision, si një detyrë patriotike.
Askush tjetër më mirë se LSI nuk mund ta bëjë këtë, sepse ajo jo vetëm ka vizionin, qartësinë dhe energjinë e nevojshme, por ka edhe guximin për të kapërcyer barriera mentalitetesh dhe modelesh të vjetëruar, duke ofruar mundësi e shanse përfshirjeje dhe kontributesh për gjithkënd që e ndjen Shqipërinë shtëpinë e vet.
Selin u përball me një situatë të papritur, nga mamaja e saj, e cila i kërkoi të largohet nga gara.…
Këtë të enjte, mbahet seanca plenare në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë që pritet të nisë në orën 10:00. Rendi…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se “armiqtë tanë po humbasin dhe Amerika po fiton”, gjatë nisjes së…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 82 lekë, në shitje me 83.3 lekë. Euro, do…
Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të…
Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…