Gazetarja Klodiana Lala raportoi në një lidhje direkte në emisionin Opinion për mënyrën se si është përhapur koronavirusi në burgun 313.
Lala theksoi faktin se i infektuari i parë ka qenë një punonjës i burgut por ajo nënvizoi se ai nuk ka kontakte me të burgosurit. Nga ana tjetër ajo shtoi se i dënuari i parë është një i bugosur nga Italia.
“Janë 15 të infektuar, 14 të dënuar dhe në paraburgim ndërsa i 15-i është një punonjës i policisë i cili rezulton se është dhe i infektuari i parë. Ai e ka marrë nga familjarët e tij dhe punon në një pozicion që nuk ka lidhje me të burgosurit. 12 punonjësit e policisë që kishin patur kontakte kanë rezultuar negativë por janë në karantinë.
I dënuari i parë është një italian i arrestuar në 2018. Ky person nuk ka patur, ose më saktë ka patur kontakte më të rralla me familjarë dhe me avokatët. Pas konfirmimit të rastit të parë pati një mini revoltë. Të dënuarit filluan të përplasinin dyert dhe kërkuan tamponime. Rezutluan 13 të infektuar tek burgu 313.
Janë dërguar në atë pjesë të godinës të kosideruar për regjimin e posaçëm 41 bis. Pjesa më e madhe nuk kanë simptoma të dukshme. Shtetasi italian ka patur më shumë simptoma. Spitali i burgjeve që është në QSUT është propozuar të kthehet në karantinë për të burgosurit dhe paraburgosurit”, tha gazetarja Lala.
Dashi Mundohuni që të mos përfshiheni në projekte ose diskutime që nuk ju përkasin, për shkak se tashmë nuk mund…
Ministria e Jashtme norvegjeze ka njoftuar se një shpërthim ndodhi në rezidencën e ambasadorit të tyre në Izrael sonte. “Kemi…
Arlind Qori, drejtues i “Lëvizja Bashkë”, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, u shpreh kundër denoncimit të…
Në një ndeshje të paharrueshme të Kupës së Botës për Klube, Al-Hilal nga Arabia Saudite arriti të mbajë në shah…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka paralajmëruar fermerët në zonat kufitare të Kosovës që të rrisin vigjilencën pas shpërthimit të…
Biznesmeni dhe ish-zyrtari, Ergys Agasi, ka reaguar për CNA, pas kontrolleve të ushtruara në një nga aktivitetet e tij, me…