Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar për rastin e helmimit të qindra qytetarëve në komunën e Deçanit.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se helmimi i qytetarëve të kësaj komune nuk është vetëm çështje e shëndetit publik, por edhe çështje e sigurisë nacionale dhe kërkon mobilizim të gjithanshëm të të gjitha niveleve të qeverisjes.
None found
Më pas ai tha se është i brengosur edhe për neglizhencën e Qeverisë qendrore, e cila me shumë vonesë po e trajton situatën, në kohën kur duhet të jetë plotësisht pranë qytetarëve të kësaj komune.
“Jam i shqetësuar me gjendjen e rëndë nëpër të cilën po kalojnë qytetarët e Deçanit. Helmimi i qytetarëve të kësaj komune nuk është vetëm çështje e shëndetit publik, por edhe çështje e sigurisë nacionale dhe kërkon mobilizim të gjithëmbarshëm të të gjitha niveleve të qeverisjes. Jam i brengosur edhe për neglizhencën e Qeverisë qendrore, e cila me shumë vonesë po e trajton situatën, në kohën kur duhet të jetë plotësisht pranë qytetarëve të kësaj komune. Duhet të ndërmerren masa të shpejta për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve të dëmtuar, mes tjerash duke siguruar medikamente, staf shëndetësor shtesë, si dhe ujë të pijes të sigurt. Po ashtu, duhet ofruar gjithë ndihmën e nevojshme institucioneve lokale dhe siguri për të gjithë qytetarët e Deçanit, duke mos lënë hapësirë për panik. Ftoj institucionet përgjegjëse që ta hetojnë rastin dhe të dalin me konkluzione sqaruese sa më shpejt!”
Dashi Nëse jeni ne një lidhje do përballeni me goxha probleme gjate gjithë kësaj dite. Ne krahët e partnerin nuk…
Një i burgosur 73-vjeçar ka ndërruar jetë sot në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku ndodhej i shtruar prej disa…
Sipas raportimeve të fundit nga Fabrizio Romano, te Milani është marrë vendimi drastik për të ardhmen e trajnerit Massimiliano Allegri,…
Mes Ilirit dhe Mozës gjatë ditës së djeshme ka pasur një debat të ashpër, ku deklaratat e tyre kanë sjellë…
Ervin Salianji, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se do të organizojë Kuvend me anëtarët e…
Ervin Salianji ka ironizuar rikonfirmimin e Sali Berishës në krye të PD-së, pa rivalë përballë. I ftuar në emisionin "Të…